-
Berisha pretendon farsë elektorale edhe për diasporën: Votat u mbytën në Adriatik! Akuza Ramës për mbylljen e doktoraturave: As Enver Hoxha s'e bëri
Kryetari i PD prej dy muajsh e ka kthyer në një ritual të përditshëm konferencën me mediat për zgjedhjet, duke denoncuar manipulimin e votës së diasporës. Akuzon edhe kryeministrin për takimin te Universiteti Bujqësor dhe deklaratën për mbylljen e doktoraturave. Pedagogët që morën pjesë i cilëson 'lepirës këpuce' të Ramës dhe kërkon kundërshtimin e vendimit
23 Korrik 2025, 12:52 -
-
Lapaj ngel jashtë Kuvendit, KQZ ia jep mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli! Doshi djeg listën e mbyllur! Certifikohet rezultati për Tiranën
Kleana Xhuveli, e katërta në listën e mbyllur të “Nisma Shqipëria Bëhet” do të jetë deputetja e koalicionit në Kuvend. KQZ rrëzoi kërkesën e Adriatik Lapajt që të ishte ai ligjvënësi, dhe refuzoi të njihte në bllok dorëheqjet nga lista e sigurt. Edhe Tom Doshi i dogji kandidatët e listës së fiksuar, dhe mandatin e Tiranës e mori Tedi Mula, më i votuari.
23 Korrik 2025, 08:21 -
Bazilika e Linit, perla shqiptare buzë liqenit të Pogradecit që josh turistët në çdo kohë
Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një postim në Facebook kushtuar pikërisht fshatit piktoresk, ku ndodhet edhe objekti i trashëgimisë kultutore, që tërheq në çdo kohë turistët vendas dhe të huaj
23 Korrik 2025, 08:16 -
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
'Reformë reale në UBT', Rama: E çliruam nga 'pushtuesit', na duhen njerëz të ditur! Universitetet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë
Rama tha se UBT ka bërë një reformë reale, shembull që duhet të ndiqet edhe nga universitet e tjera nëse duan mbështetje financiare. Ai tha se synojnë ta bëjnë UBT-në lider në rajon. Vendi, shtoi Rama, ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz që përgatiten nga ky universitet.
22 Korrik 2025, 10:54 -
Zaptim dhe ndotje e hapësirës publike, Rama ndan pamjet: Paketë ligjore për këta dhunues, do ndëshkohen penalisht
Vendosja e gjobave për zënien e hapësirave publike, duke vështirësuar jetën e komuniteteve pranë, nuk e ka frenuar fenomenin, thotë kryeministri Edi Rama – i cili për herë të parë paralajmëron se për zaptuesit, do të ketë ndëshkim penal.
22 Korrik 2025, 09:48 -
-
Rama kërkon ‘rifreskim’ të Bashkisë Tiranë, do të caktohen 4 nënkryetarë të rinj! Ristani drejton skemën e re të riorganizimit të pushtetit vendor në kryeqytet
Njësoj si të gjitha bashkitë e vendit, edhe Bashkia e Tiranës pritet t’i nënshtrohet një "rifreskim" në nivele drejtuese. Do të caktohen 4 nënkryetarë të rinj, me një proces përzgjedhjeje, për 4 përshkrime të reja si profile pune.Por kjo s’ka lidhje me Anuela Ristanin, që është aktualisht jo zv/kryetare, por Kryetare e Komanduar në Detyrë e Bashkisë së Tiranës.
21 Korrik 2025, 21:18 -
-
-
Rama: Kush bllokon rrugë e vendos tra për banorët, do konsiderohet vepër penale
21 Korrik 2025, 19:03