-
-
-
Rama nga Kolonja: Unë jam për t’iu çuar në BE, për t’iu mbajtur jashtë keni ‘bufin e kënetës’! Ne punojmë e bëjmë rrugë, ata sulmojnë
Kryesocialisti Edi Rama tur elektoral në zonën e Ersekës. “Një tjetër projekt i madh në shërbim të ekonomisë dhe turizmit”, tha kryeministri. Akuzon opozitën se sulmon punët e mira të qeverisë dhe apelon për shqiptarët që "fatin që ka ardhur vetëm një herë në derë" ta kapin, sepse ky shans mund të ikë pas 11 majit
19 Prill 2025, 16:19 -
VIDEO-meme/ ‘Kujdes dërrasat.. e tavanit’, Rama ironizon Berishën pas momentit epik me tregtarin në Krujë
Momenti pikant gjatë turit elektoral në tregun artizanal të Krujës ditën e djeshme, e ka kthyer kryetarin e PD-së, Sali Berisha në një meme të fushatës. Kryesocialisti e komenton me ironi, teksa i ka vendosur një buf Berishës në kokë, me sfond të qeshurash në video dhe me tre emoji
19 Prill 2025, 15:31 -
-
-
Gazifikimi i Korçës, Rama në prezantimin e projektit ‘Nur’: Në 2027 korçarët do jenë të parët që do ndezin çelësin e ngrohjes me gaz
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e projektit të gazifikimit të Korçës, i cili do të jetësohet nga kompania nga Azerbajxhani, SOCAR.
19 Prill 2025, 13:43 -
'Erdhe si pushtues', Berisha i përgjigjet Ramës: Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë kush i sulmon! Skavica nuk do ndërtohet kurrë
Dy ditë pas kryesocialsitit Edi Rama, në Dibër u shfaq kreu i PD, Sali Berisha. Përgjigjen ndaj deklaratave të kryetarit të PS-së Edi Rama që burrat i quajti ‘çyryk’, Berisha e bëri duke fyer gratë ministre.
19 Prill 2025, 13:20 -
-
-
Zgjedhjet/ Rama nga Maliqi: Më 11 maj marrim shumicë popullore, t’i themi BE do ulemi në sofër! Vota për kënetën shkon për interesin e një familje
Nga Maliqi, të cilin e konsideroi një bastion të PS, kryesocialisti Edi Rama, kërkoi votën përtej të majtës, duke thënë se 11 maji është moment historik për të çuar para integrimin në BE. Votën për kundërshtarët e sheh si votë që shkon për interesin e një familje të vetme, atë të Berishës.
19 Prill 2025, 11:40 -
Rama inspekton punimet në lagjen historike të Pogradecit: Shumë shpejt e kthejmë në një pol të ri turistik
Kryesocialisti Edi Rama ka inspektuar punimet në lagjen historike të Pogradecit ku po punohet për rivitalizimin e saj për ta kthyer në një pol të rëndësishëm turistik duke ruajtur njëkohësisht edhe arkitekturën unike.
19 Prill 2025, 11:11 -
‘Kam qenë në tension’/ Rama flet për negociatat me BE: Shqipëria konsiderohet surprizë, kryeministri i Holandës dhe Danimarkës më thanë jeni ‘On Top’
Në episodin e podkastit “Flasim”, Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria është vlerësuar si “një surprizë” në procesin e screening-ut me BE, falë përgatitjes së administratës dhe seriozitetit të ekipit negociator. Rama ndau edhe vlerësimet e liderëve europianë për performancën e vendit tonë.
19 Prill 2025, 09:30 -
-
-
-
-
Rama nga Kashari: Kandidimi për herë të parë në Tiranë, mision i ri! Disa s’e dinë çfarë përfaqëson bufi i kënetës, kërkoni në Youtube për Gërdecin dhe 21 janarin
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Njësisë 6 në Tiranë. Rama kandidon për herë të parë si deputet në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një mision të ri. Nga takimi me qytetarët në Kashar, Rama u shpreh në shumë zona të kryeqytet ka parë ndryshime të mëdha.
18 Prill 2025, 19:56 -
Basha i përgjigjet Ramës: Ta ka nxjerrë Dibra një të vërtetë, kush voton për ty me shokët te 7x7-313, është çyryk (VIDEO)
Nga takimin me banorët e Paskuqanit, i shoqëruar nga kandidati Armend Gjana, ai tha se nuk mund të jesh njeri normal që të votosh sërish një kryeministër që premtoi 300 mijë vende pune, por përzuri 1 milionë shqiptarë, premtoi shëndetësi falas, por e futi në kolaps, premtoi legalizime falas por bëri një mish-mash korrupsioni
18 Prill 2025, 19:00 -
Turisti francez i kujton sloganin e Ramës ‘Shqipëria në BE sa më shpejt’, Berisha ia kthen: Kur të përmbushen të gjitha standardet...!
Një tjetër episod që ra në sy nga takimi elektoral që Sali Berisha zhvilloi sot (18 prill) në tregun artizanal të Krujës, ishte biseda me një turist francez, i cili për ironi të fatit i kujtoi kreut të PD-së, sloganin e kryeministrit Edi Rama për këto zgjedhje: “Shqipëria në BE sa më shpejt”
18 Prill 2025, 18:00 -
