-
-
-
Berisha protestë për mbylljen e TikTok ditën e masakrës së Gërdecit, Rama: I ka ikur mendja për terital, thirrja që fëmijët mos të shkojnë në shkollë lajthitje (VIDEO)
Një lajthitje e quan kryeministri Edi Rama thirrjen qesharake të Sali Berishës ku i kërkoi fëmijëve që të mos shkojnë në shkollë për të mbrojtur mbylljen e TikTok. Berisha protestë për mbylljen e TikTok ditën që shënohen 17 vite nga masakra e Gërdecit.
8 Mars 2025, 11:50 -
-
-
8 Marsi/ Rama: Burrat në fushë që të mbledhin mandate, gratë në listë të mbyllur! Berisha me rraqe mashkullore, e vetmja 'madhështi' mustaqet e Gjuzit (VIDEO)
Në ditën e 8 marsit, kryeministri Rama u premtoi grave dhe vajzave se do i garantojë një vend edhe më të respektuar në shoqëri, por edhe në politikë, duke zbuluar se një pjesë të konsiderueshme të vendeve në listat e mbyllura do ua rezervojë pikërisht atyre. Rama i bëri apel të mos i bashkohen thirrjes absurde të Berishës, që fëmijët e tyre të bojkotojnë mësimin për mbylljen e TikTok.
8 Mars 2025, 11:08 -
Pasi u ‘përul’ për çështjen e detit, Berisha nxin vendin në mediat greke: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE, po na mbyllin dhe TikTok
Në një tjetër intervistë për median greke ‘Liberal’, Sali Berisha përtej përuljes për të rikthyer marrëveshjen e detit të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, nxin imazhin e Shqipërisë duke thënë se vendi ynë nuk meriton integrimin në BE. Madje, një prej arsyeve, sipas tij, është edhe mbyllja e TikTok, masë që qeveria mori për mbrojtjen e fëmijëve.
8 Mars 2025, 10:36 -
Rama pritet në listën e hapur në Tiranë, 7 orë takim me ministrat e drejtuesit! 4 kryebashkiakë duan të bëhen deputetë! Nga slogani i fushatës te diaspora, zbardhen detajet
Mbledhja nisi rreth orës 13:00 në Pallatin e Brigadave dhe u mbyll në 20:00. Jepen orientime për programin dhe retorikën politike. Nesër Rama mbledh drejtuesit e qarqeve, diskutohen emrat potencialë për PS. Deputetët me më shumë se një mandat në listat e hapura. Të hënën mbledh edhe Bordin e Diasporës, 12 mars dorëzohen më KQZ listat për deputetë.
8 Mars 2025, 10:33 -
-
Rama fton '3 petalet e trëndafilit socialist': I neveritur nga helmi i hedhur, në tribuna kemi egërsira! S’ka dashuri mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë (VIDEO)
Të neveritshëm e quan Rama ‘helmin’ që u hodh ndaj të rinjve socialistë pas fjalimeve të tyre në strukturat e PS. Ndërsa 3 prej tyre treguan se si i përjetuan komentet që vërshuan në rrjetet sociale, Rama u dha mesazhin se politika ia vlen edhe përtej masakrës që i bëhet. Me egërsirat në tribuna, Rama tha se s’ka përqafim dashurie mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë.
8 Mars 2025, 08:40 -
Pasi shkatërroi arsimin me universitetet kioska, Berisha: Do ta bëj madhështor, sa të vij në pushtet
Fjala e kryetarit të PD-së, që është edhe nën akuzë prej më shumë se një viti për korrupsion nga SPAK në aferën “Partizani”, ishte një 'demencë’ në logjikën politike dhe realitetet e përjetuara. Akuzon Ramën se është bërë më keq se Kim Jong-Un dhe thotë se ka përjetuar diktaturën komuniste, kur ka qenë pjesë dhe anëtar i saj. Premton se do zhdukë dhe varfërinë për 3 muaj!
7 Mars 2025, 20:50 -
-
-
Në koalicion me Agron Dukën, Berisha i ‘kërcënon’ vëllanë (Armand Dukën) që mori leje për kulla: Do të zhbëjmë vendimet e Korporatës së Investimeve
Vëllain e aleatit Agron Duka, Berisha e kërcënoi duke thënë se nuk do të njohë asnjë vendim të Korporatës së investimeve, përmes të cilës Armand Duka do të ndërtojë kulla në ish-godinën historike të ATSH-së.
7 Mars 2025, 14:32 -
Një lajm i keq: Opozitën në Shqipëri e besojnë vetëm 18% e qytetarëve (është institucioni më pak i besueshëm në vend)
Një sondazh i fundit i 'Barometrit' tregon disa të dhëna shqetësuese. Opozitën e udhëhequr nga Sali Berisha, e beson vetëm 18.7% e shqiptarëve, në dallim nga Qeveria, besueshmëria e së cilës është 38.4%.
7 Mars 2025, 12:03 -
-
Rama: S’ka plan B, do integrohemi në BE! Zoti shpëtoi Trump për të zgjuar Europën! Drejtësia? S’është e përsosur, por e pavarur
Për Shqipërinë nuk ka asnjë “PlanB” thekson kryeministri Edi Rama veç atij për integrimin në Bashkimin Evropian. Kreu i qeverisë ishte i pranishëm në eventin që bëri bashkë në Tiranë laureatët e çmimit “Karli i madh”. Fokusi i diskutimeve ishte tek përparimi i Evropës dhe e ardhmja e kontinentit.
7 Mars 2025, 11:10 -
Fletë votimi gjigande për zgjedhjet e 11 majit, Celibashi i papërgatitur: Nuk e di si do ia bëjmë nëse 25 subjektet sjellin kandidatë
Për zgjedhjet e 11 majit janë regjistruar 3 koalicione dhe 22 parti. KQZ është e shqetësuar se kjo do ta bënte fletën e votimit gjigande e absurde. Ilirjan Celibashi tha se fleta e votimit mund të bëhet më normale, në rast se partitë nuk sjellin të gjitha kandidatë për deputetë. Rezultojnë që 17 parti të jenë fantazmë. Përmasa e madhe e fletës së votimit shkakton edhe probleme edhe për dërgimin e saj me postë.
7 Mars 2025, 10:19 -
Rama mbledhje me drejtuesit politikë, ministrat e Kryesinë e PS, mbyllet pas 6 orësh takimi, në fokus zgjedhjet e 11 majit dhe vota e emigrantëve (VIDEO)
Ka zgjatur rreth 6 orë mbledhja e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave. Kryeministri Edi Rama mblodhi rreth orës 14.00 në vilën qeveritare tek Pallati i brigadave ministrat, kryesinë e Grupit Parlamentar dhe drejtuesit politikë të PS.
7 Mars 2025, 09:39 -
Sot 7 marsi/ Mesazhe falenderimi dhe lule për mësuesit! Më pak nxënës, por më shumë ngarkesë për ta! Rama: Mirënjohje për dijen që kultivojnë
Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin shkollor 2023-2024 një mësues në para-universitar mësoi mesatarisht 11.4 nxënës, nga 18.9 në vitin 2000 dhe 16.1 në vitin 2010.
7 Mars 2025, 07:23 -
Pyetje-Përgjigje/ Intervista e PLOTË e Veliajt nga qelia për Report Tv: S’kishte plan arratisjeje, në nderin e SPAK të mos futej në politikë (VIDEO)
Intervista e plotë e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhënë për Report Tv nga qelia. NIV kompania e parë AI në Shqipëri qe ka zhvilluar modele të reja në AI për automatizimin e industrive, ka mundësuar krijimin e avatar edhe gjenerimin e zërit për këtë intervistë
6 Mars 2025, 22:36


