1/8 Champions, sonte United-
Sevilla, Roma kërkon përmbysjen

1/8 Champions, sonte United-<br />Sevilla, Roma kërkon përmbysjen<br>
Ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8 të Champions vijojnë sonte me dy ndeshje të tjera të rëndësishme. Në “Old Traford” Manchester United pret spanjollët e Sevilla ku ndeshja e parë është mbyllur pa gola. Mourinho i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të kërkojë kualifikimin për në çerekfinale.

Pritet një ndeshje e zjarrtë pasi barazimi me gola kalon Sevillan ndërsa për United vlen vetëm fitorja. Mourinho në konferencë ka deklaruar : Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe rezultati i ndeshjes së parë lë gjithçka të hapur .Ne nuk jemi një nga skuadrat më të mira të Champions por nëse kalojmë Sevilla-n mund të mendojmë edhe për finalen” e mbyll trajneri portugez.

Në kampin e spanjollëve të Sevillas trajneri Vincenzo Montella e di që do të jetë e vështirë të kalosh më tej pasi thotë se Mourinho nuk është mësuar të humbasë dhe shpreson në një barazim me gola:” Është një ndeshje e komplikuar dhe United është një ekip i madh,detajet do të bëjnë diferencën”, e mbyll Montella.

Në “Olimpico” Roma pret Shakhtar Donetsk ku është e detyruar të përmbysë humbjen e ndeshjes së parë 2-1. Verdhekuqtë po kalojnë një moment të mirë dhe trajneri Eusebio Di Francesco kërkon çerekfinalet:” Është një ndeshje ku do të sulmojmë pasi duam të shkojmë në çerekfinale. Kjo është shumë e rëndësishme për mua ,për lojtarët dhe ambientin” e mbyll Di Francesco. Të dyja ndeshjet luhen në orën 20:45.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur