Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kërkon që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Blushi tha se të gjitha forcat opozitare duhet të lënë mënjanë interesat partiake dhe ambiciet personale.
“Mbështesim plotësisht një kandidat që unifikon të gjithë faktorët opozitarë. Ne jemi partizanë të një kandidati që përbashkon të gjithë faktorët opozitarë. Të gjithë, pa diskutim, çdo faktor duhet të bëjë një hap pas. Nuk është koha për kryeneçësi, për ego personale, për të shfrytëzuar protestën për like. Unë refuzoj ta shfrytëzoj protestën për të marrë një like apo disa ndjekës më shumë”, tha Blushi.
Sipas tij, bashkimi i opozitës nuk duhet të kufizohet vetëm te gara për Tiranën, por duhet të përfshijë të gjitha forcat që kundërshtojnë kryeministrin Edi Rama.
“Bashkimi i çdo faktori opozitar, i kujtdo që është në opozitë me Ramën, duhet të lërë mënjanë përkatësinë politike. Nuk mund të ketë simbol më përbashkues se flamuri kombëtar. Bashkimi nuk duhet të fokusohet vetëm te Tirana. Çdo subjekt politik duhet të lëshojë diçka në funksion të interesit të përbashkët, që është largimi i Edi Ramës”, u shpreh ai.
I pyetur nëse Partia e Lirisë do të vijojë koalicionin me Partinë Demokratike, Blushi nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por tha se qëndrimet e dy partive janë pothuajse të njëjta.
“Qëndrimet e PD-së kanë qenë të qarta dhe jemi pothuajse në unison me deklaratat dhe qëndrimet tona”, tha ai.
Blushi kërkoi hapjen e listave zgjedhore, përfshirë ato për këshillat bashkiakë, si dhe krijimin e një qeverie teknike sipas modelit të Maqedonisë së Veriut. Ai përsëriti edhe kërkesën për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga qytetarët.
“Për ne e rëndësishme është hapja e listave për t'i dhënë fund emërimit të deputetëve nga kryetarët e partive. Edhe kryetarët e këshillave bashkiakë të zgjidhen me listë të hapur. Kemi kërkuar qeveri teknike sipas modelit shumë të suksesshëm të Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjen e presidentit direkt nga populli”, deklaroi Blushi.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se po bllokon Komisionin për Reformën Zgjedhore, ndërsa e cilësoi mbajtjen në paraburgim të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, si “persekutim politik”.
Blushi paralajmëroi edhe kundër negociatave me mazhorancën.
“Objektivi i vetëm në këto kushte duhet të jetë largimi i Edi Ramës. Kush hyn në negociata me të kryen krim dhe tradhti kombëtare”, përfundoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po e mban Ilir Metën të izoluar për shkak të fuqisë së tij elektorale. I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Blushi dha detaje nga takimi i sotëm me Metën duke shtuar se mungesa e tij në politikë ndihet dhe se izolimi i tij është i qëllimshëm.
“Është një nga faktorët kryesorë të politikës shqiptare. Mungesa e tij aktive ndihet. Ky ishte qëllimi i rrëmbimit dhe izolimit të tij ekstrem, përkundër raporteve të Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit. Afatet e paraburgimit janë pezulluar në mënyrë kriminale nga Edi Rama për t’ia zgjatur izolimin politik, duke ditur fuqinë elektorale të një lideri politik që, pavarësisht persekutimit, ka një peshë dhe fuqi elektorale të pamohueshme. Sigurisht që ndihet mungesa e tij. Ky ishte qëllimi, për ta izoluar politikisht. Me akuza më monstruoze nuk ka faktuar as edhe një kundërvajtje administrative. Unë sot u takova me Metën. Është në gjendje të shkëlqyer fizike e shëndetësore. Është i azhurnuar me zhvillimet politike dhe mezi pret të dalë në ring”, tha Blushi.
-
Sa e ka koeficentin e “ I” ky sekretari apo keshilltari qe doli deputet nga lista e mbyllur e Sali Nongrates!!!
Përgjigju









Komente
Komento