1 dekadë luftë mes fiseve Çapja-Mema 
Objektivi i atentatit u lirua nga gjykata

1 dekadë luftë mes fiseve Çapja-Mema <br />Objektivi i atentatit u lirua nga gjykata
Ekzekutimi për hakmarrje dhe prishja e pazareve të drogës ku rezulton i përfshirë Florenc Çapja janë ndër pistat e hetimit që po punon policia dhe prokuroria për zbardhjen e atentatit të së mërkurës në qytetin e Elbasanit ku u shënuan 3 viktima dhe 8 të plagosur.

Florenc Çapja rezulton i skeduar nga policia për një sërë ngjarjesh kriminale përfshi dhe atë të ekzekutimit të Gentian Beqirajt në 2012 dhe atentatin ndaj Fadil Memës në 2006 dhe vrasjen e tij në mars 2015 në Torino në Itali.

Për këtë vrasje djali i oficerit të policit Fadil Mema dhe Elton Mema në një intervistë për mediat italiane e lidhte vrasjen e babait të tij me ekzekutimet mafioze për të cilat akuzoheshin familja Çapja në Elbasan.

Në 2012 Florenc Çapja është prangosur nga policia e Elbasanit si i dyshuar për vrasjen e Beqirajt por drejtësia asnjëherë se provoi përfshirjen e tij krim.

Paçka se një prej efektivëve që ruante banesën e Beqirit deklaroi se e kish parë Florencin tek zbriste nga kati i 5-të i këtij pallati ku u ekzekutua Beqiri.

Por si u prangos dhe u dyshua Florenci për krimin e 2012?
Nga hetimet dhe vendimet gjyqësore të atyre viteve rezulton se gjithçka lidhej me vrasjen e Sokol Capes në vitin 2005 xhaxhait të Florenc  Çapes.

Për këtë krim u akuzuan Ardian Meta i njohur si Gentian Beqiri, Dritan Sheme shok të Armando Hasanit dhe ky i fundit kunati i i Fadil Memës asokohe oficer i policisë rrugore në Elbasan.

Zanafillë e këtij krimi të ndodhur në lokal Aquario në Elbasan dyshohet se ka qenë një përplasje e biznesmenit Sokol Capja që shihni në këtë foto dhe ish policit rrugor Mema pasi Fadil Mema dyshonte se Sokoli ishte përfshirë ne vrasjen e vëllait të tij në vitin e mbrapsht 1997.

Florenci u prangos së bashku me Arben Jacen, ndërsa ky i fundit u la në burg Florenci arriti të dalë pasi gjykata i ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Përplasja 11-vjeçare mes këtyre dy fiseve me atentatin e mbrëmshëm ka sjellë për pasojë 10 të vdekur dhe mbi 25 atentate përshi Shqipërinë, Italinë, Belgjikën dhe Holandën. 

Por duke mos zbardhur asnjëherë këto krime vendimet gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit dhe atë të apelit në Durrës kanë lanë të lirë Florecnin dhe pa autor atentatet ndaj ish policit Mema i cili po ashtu në vitin 2005 u fut në politikë duke kandiduar si deputet.

Ndalur tek pista e trafikut të drogës blutë e Elbasanit thanë për ReportTv se ajo lidhet me personat që mbrëmjen e djeshme ndodheshin në shoqërinë e Florenc Çapes mes tyre Eno Bedallit i arrestuar më parë dhe në Itali për trafik kokaine dhe Ardit Sinakollit shok me Florenc e Arnold Capen.

Eno Bedalli njihet si mik i familjes Capja dhe lidhjet e tij me Agron Capen i cili njëherazi është dhe babai Arnold Capes i mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme.
Sëbashku me Florenc Capen mbrëmjen e djeshme i plagosur ka mbetur dhe babai i tij Fejzulla Capja si dhe Ardian Zharri, Bujar Rreshka, Erdis Sulku, Ferit Muca e Luan Muca.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja