1 kg kokainë në çantë 'Gucci', arrestohen 4 persona në Tiranë, njiheshin si trafikantë droge (VIDEO)

TIRANE - Katër persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar “FLEX”, ndërsa iu është sekuestruar 1 kg kokainë brenda një çante 'Gucci'. Policia njofton se dispononte informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Julian Zela 36 vjeç, Sajmir Hoxha 44 vjeç, Besnik Mansaku 43 vjeç dhe Rezart Hoxholli 36 vjeç, të katër banues në Tiranë, merreshin me aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit “kokainë”.

Ata janë konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën “Janko Theodhosi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar ndaj Julian Zelës, i është gjetur brenda një çante dore një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë”. Pas peshimit rezultoi se brenda çantës së dorës ndodhej 1 kg kokainë. 

Lënda narkotike kokainë dhe çanta 'Gucci' ku u gjet e fshehur

Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku janë sekuestruar një palë pranga, një mjet prerës si dhe katër aparate telefonike celularë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Operacion antidrogë i koduar “FLEX”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë katër shtetas.

Sekuestrohet lëndë narkotike e llojit “kokainë”, mjet prerës, automjete e aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FLEX”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

- J. Z., 36 vjeç, banues në Tiranë.
- S. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.
- B. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.
- R. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Për këta shtetas disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit “kokainë”. Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën “Janko Theodhosi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit J. Z., i është gjetur brenda një çante dore një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë”. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku janë sekuestruar një palë pranga dhe një mjet prerës.

Është sekuestruar në total (nga kontrolli fizik dhe kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve):

- 1 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”
- mjet prerës (thikë)
- 4 aparate celular
- pranga

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 283/2, 279 dhe 247 të Kodit Penal.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A