STAMBOLL - 1 Maji është pritur me protesta sot në Turqi dhe Greqi. Në metropolin turk, Stamboll në sheshin “Taksim” qindra njerëz kanë dalë në shesh që në orët e para për të protestuar.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë duke hedhur ujë dhe gazlotsjelljës për të shërndarë demostruesit, pjesë e të cilëve ishin edhe anëtarë të shoqatave të ndryshme, anëtarë të partive dhe grupeve politike. Si pasojë e përplasjeve kanë mbetur të plagosur 3 protestues dhe një gazetar, të cilët janë çuar menjëherë në spital, informojnë mediat turke. 

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit kanë refuzuar të largohen, duke iu kundërvënë atyre. Vetëm një pjesë e vogël e protestuesve, përfqësues të Shoqatës së tregtarëve, u lejuan të kalonin për të vendosur lule në Monumentin e Republikës në Sheshin Taksim. Ndërkaq përplasjet e policisë me protestuesit vazhduan në shesh. Për shkak të ndërhyrjeve me gaz lotsjellës, shqetësime janë krijuar edhe banorët e tjerë të banesave përreth.

Ndërkohë që forcat policore vazhdojë shpërndarjen e gazit lotsjellës dhe ujit, protestuesit goditën me gurë dhe fishekzjarre policët. Por pavarësisht ndërhyrjeve, përfaqësuesi i protestuesve negocioi me forcat policore për të lejuar vijimin e marshit të protestuesve, por sipas policisë greva ishte e paligjshme dhe protestuesit duhet të shpërndahen.

GREVE NE GREQI

Sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Greqia është përfshirë nga një grevë 24-orëshe ku sindikatat bëjnë thirrje për "mobilizim masiv" të protestuesve.

Greva 24-orëshe ka ndërprerë shërbimet publike, përfshirë transportin dhe spitalet, që po punojnë me stafe emergjente.

Dy sindikatat më të mëdha të vendit, që përfaqësojnë më shumë se 50 përqind të fuqisë punëtore në Greqi thanë se kërkojnë dhënien fund të shkurtimeve të shpenzimeve dhe rritjen e taksave.

Qeveria greke thotë se masat janë të nevojshme për të rimëkëmbur vendin Helen nga kriza e thellë financiare dhe nga recensioni nga ku ndodhet, që prej 6 vjetëve.

Kabineti i Kryeministrit Antonis Samaras thotë se masat e reja janë pjesë e lëvizjeve të vazhdueshme, që siguruan paratë e shpëtimit të vendit nga kreditorët ndërkombëtarë.

1 Maji

Dita e 1 Majit, në të gjithë botën konsiderohet si dita e një reflektimi kolektiv së të drejtave social-ekonomike të punonjësve. Kjo ditë pasohet në realitet me protesta të mëdha për të kërkuar të drejtat e munguara të tyre. Sot nga kriza ekonomike globale, pritet të nxisë një pjesëmarrje shumë të madhe në manifestimet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, e cila tradicionalisht përkujtohet me protesta të sindikatave të punëtorëve në shumë qytete botërore. 1 Maji lindi nga lufta botërore e punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës.

Festa e 1 Majit lindi nga lufta e punëtorëve në SHBA në vitin 1886 ku në 12 mijë fabrika, rreth 400 mijë punëtorë bënë grevë për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës. Por vetëm në gusht të vitit 1891, dita e 1 Majit do të kremtohej në të gjitha vendet si “festa e punëtorëve, në të cilën ata do të manifestonin sëbashku për kërkesat dhe do të tregonin solidaritetin ndaj njëri-tjetrit”.

(sg/l.ç/shqiptarja.com)