Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës kundër disa demonstruesve për ti penguar të marshonin drejt sheshit qendror Taksim në Stamboll, i bllokuar për festimet e 1 Majit.
Këtë e kanë raportuar media të ndryshme turke, me anë të disa videove të publikuara ku shihen aktivistët duke u përplasur me agjentët.
Pas tensioneve, grupet kryesore sindikaliste vendosën të mos marshojnë drejt sheshit Taksim. Mbi 160 aktivistë që tentuan të arrinin në zonat e bllokuara për demonstrata u ndaluan dhe u dërguan në kazermë për kontrolle.
Qendra e qytetit, por edhe lagjet e tjera, janë të rrethuara plotësisht nga policia. Kalimtarët lejohen vetëm që të ecin, ndërsa shumica e dyqaneve janë të mbyllura, makinat nuk qarkullojnë ndërsa transporti publik nuk u ndalua në zonat qendrore të Stambollit.
Sekretari i përgjithshëm i partisë kryesore opozitare CHP, Ozgur Ozel dhe Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit i rizgjedhur së fundmi me të njëjtën parti, kundërshtuan vendimin për mbylljen e sheshit Taksim për festimet. Ata u mblodhën së bashku me demonstruesit në selinë e bashkisë, në lagjen Saraçane, por policia nuk i ka lejuar të marshojnë drejt zonave të ndaluara për demonstrata.
Dje presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte kontestuar partitë opozitare se kishin kërkuar që të mund të festohej Dita e Punës në Sheshin Taksim, duke deklaruar se "organizatat terroriste duan ta shndërrojnë 1 majin në një mjet propagande me thirrjet e tyre" dhe se "është e qartë se këmbëngulja për të mbajtur një tubim në një zonë të ndryshme nga ato të lejuara nuk tregon qëllime të mira”.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.2%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2290
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
PAMJE TË RËNDA! Video tronditëse nga tragjedia në Turqi, momenti kur prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’u shpëtuar flakëve
24 Janar, 18:33
-
Osimhen në telashe serioze, gazetari e akuzon: Më rrahu dhe kërcënoi se i bëra foto në klub nate
24 Janar, 16:03
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
Turqi/ Zjarri në resortin e skive, 79 të vdekur! Hoteli nuk kishte sistem alarmi, Flakët shpërthyen në kuzhinën e hotelit! Arrestohen 9 persona, përfshirë pronarin
22 Janar, 07:59
-
Turqi/ Zjarri përfshin resortin e skive, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur! Dyshime se erdhi nga restoranti! Erdogan shpall 22 Janarin ditë zie kombëtare: Shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit (VIDEO)
21 Janar, 07:40
-
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Heshtja vret më shumë! Nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë! Krah prindërve të viktimës edhe shoku që mberi i plagosur
18 Janar, 11:39
-
Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll
17 Janar, 14:29
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
16 Janar, 11:52
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20