1 Maji, Nikolla: I kemi dyert e mbyllura në çdo institucion

I ftuar në studion e Report Tv, Kol Nikolla, kreu i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë foli për sindikatat e ligjet, funksionimin e tyre,  si dhe vështirësitë që hasin në punën e tyre të përditshme.

Populli ka arsye për të protestuar, Shqipëria duhet të plotësojë kuadrin ligjor në lidhje me sindikatat. Panairi i punës është një stimul i vërtetë për të rritur punësimin. Çështja e motivimit në punë, duhet të jetë normalisht rritja e pagës minimale. Qeveria duhet të bjerë në konsensus me sindikatat. Ne kemi bërë një reformë pensionesh shumë të mira, dhe kjo rrit besimin tek njerëzit dhe tek sindikatat. Nuk mund të kesh besim nëse ti ke një treg kaotik, sepse nuk kemi një ligj të mirëfilltë për sindikatat. Nuk ka një ligj sesi regjistrohet apo si funksionon një sindikatë. Sindikata për mësuesit, mbështes të drejtën e tyre për të protestuar, nëse nuk do kemi një ligj për marrëdhëniet e punëdhënësve, krijimi i një këshilli ekonomik, besimi i njerëzve do jetë në rënie. Deklarata e kryeministrit që thotë hajdeni në Shqipëri se nuk ka sindikata, nuk e mbështes sepse ne jemi pjesë e realitetit, se shteti shqiptar këto sindikata dhe këto parti ka. Por duhet të pranojmë se në Shqipëri ka probleme tregu i punës i cili zgjidhet me politika dhe strategji. Sindikatat veprojnë pa pasur parasysh rregullat e ligjit. Ndërsa në lidhje me vështirësitë që na paraqiten në punën tonë të përditshme mund të them se: Së pari në marrëdhënie me institucionet shtetërore, ne i kemi dyert e mbyllura. Nuk kemi shprese sepse mungojnë strukturat që kanë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me sindikatat. Ne e dimë sesa probleme ka reforma në arsim, sepse për 4 vjet rresht kanë nxjerre 4 norma të ndryshme. Po ashtu ne e dimë se Shqipëria nuk ka specializim për mjekësi pune. Problemi më i madh në Shqipëri  është stresi, ku tek ne rezulton të jetë në shkallën maksimale. Problem tjetër:  është e rrezikshme një kompani, ku punonjësit punojnë me kompjutera dhe nuk jep asnjë orë pushim, po ashtu dhe stresi për largim nga puna. Këto janë disa probleme që shteti shqiptar duhet të zgjidhë. Siguria e shëndetit në punë duhet të jetë parësore, edhe bujqësia ka probleme të sigurimit të shëndetit në punë. Në shtet shkelen më shumë të drejtat e punëtorëve, por ka dhe kompani private shumë të mira ku zbatojnë rregullat.Ndërsa panairi i punës ka probleme, dhe kjo është e vërtetë, nëse kryeministri s’do bëjë strategji për punësimin e njerëzve nuk do jetë e suksesshme, qeveria duhet të bëjë strategji si: rregullim taksash, ligj për sindikatat, ligj edhe për biznesin duke ulur taksat, por mbi të gjitha duhet të bashkëpunojmë, të ulemi në tavolinë dhe të gjejmë një zgjidhje reale për këto probleme që ndikojnë në punësimin e njerëzve, qoftë në shtet apo në privat.

Kol Nikolla, kreu i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive