Dita e Punëtorëve, Vokshi: Varfëria në Shqipëri është ulëritëse

Dita e Punëtorëve, Vokshi: Varfëria në Shqipëri është ulëritëse

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka reaguar për 1- Majin, Dita e Punëtorëve, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë e Edi Ramës se po shkel të drejtat e punëtorëve dhe se po punëson trafikantët e matrapazët. Ndër të tjera Vokshi theksoi konkretisht:

Bilanci i pesë “1 Maj-ve” të qeverisë Rama.
1 milion shqiptarë të papunë !
100 mijë fëmijë të paushqyer !
350 mijë të larguar nga Shqipëria!

Sot Rama bëri thirrjen: çohuni nga kafja dhe punoni. Por për 5 vjet s'ka hapur asnjë vend pune. Të vetmet vende të punës, që ka hapur Rama, në këto 5 vite, kërkojnë një cv-trafikanti apo matrapazi. Punë ka, por nuk ka profesionistë për në Kanabistanin e Edvinit, ku të drejtat e punëtorit shkelen me VKM-të klienteliste, të firmosura porsi një Kryeministër Skllavopronar...:Paga minimale 21.000 lek, paga e papunësisë 5.000 lek.

Ndërsa referuar Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të punësuarëve në të zezë. Në një raport të posaçëm kjo organizatë, vlerësoi, se informaliteti në punësim në Shqipëri është 57%, gati sa dyfishi i fenomenit në rajon, veçanërisht i pranishëm në grupet më vulnerabël, siç janë të rinjtë, gratë dhe grupmosha më e vjetër e forcës së punës.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, në vitin 2016 Shqipëria shpenzoi për ushqime 32.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), Kosova shpenzon 29.4% e ndjekur nga Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4% dhe Serbia me 16.5%. Për bukë dhe drithëra, Shqipëria shpenzon 5% të PBB, më e larta në Europë, nga 1.1% që është mesatarja e BE-së. Varfëria në Shqipëri është ulëritëse. Mijëra familje luftojnë për të siguruar një vakt me bukë thatë për fëmijët e tyre.

Ndërsa Rama qëllimshëm, me politika antisociale ka ulur mjerimin këmbëkryq në vatrat shqiptare...që njerëzit të mendojnë për ushqim e nevoja bazike, e jo përtej tyre...! Ja pra njihuni me Ramën, “kryepunëtorin” e korrupsionit dhe kanabisit !

Albana Vokshi, deputetja e Partisë Demokratike

( Statistikat e Eurostat për punësimin e shqiptarëve )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 01/05/2018 23:25

    Eshte simpatike dreqi ta heq trunin e te ben per vete e te antaresohesh ne Parti

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 01/05/2018 21:46

    Kur ishe ti në pushtet Shqiptarët jetonin me lug floriri moj qelbësir të dy palët plera jeni shikoni vetëm xhepat e tuaj. Mjer populli me ju monstra që talleni me ktë mavri popull.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 01/05/2018 21:43

    Te kete politikane si ty me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër 5-vjetori i SPAK, zv. ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë

Nesër 5-vjetori i SPAK, zv. ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë