S'u sekuestruan 1 mijë, por 600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano! Prokurorja e Durrësit saktëson sasinë e kapur! Lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve

DURRËS- Nuk janë 1 mijë ton naftë kontrabandë e sekuestruar por janë 600 tonë naftë e sekuestruar në portin e Porto Romanos, e ardhur nga Tunizia me anije, gjatë dy operacioneve të ndërmarra e të koduara “Ari i zi’ dhe 'Ari i zi 2'.

Ndryshe nga sa u njoftua paraprakisht nga policia përmes njoftimit zyrtar, prokurorja e Durrësit ka dhënë shifrën e saktë në seancën gjyqësore që u mbajt më 15 janar 2025, në Gjykatën e Durrësit, ku dhe u bë vlerësimi i masës së sigurisë për pjesëtarët e ekuipazhit të arrestuar. 

Gjykata ka dhënë arrest me burg për të dy kapitenët e anijeve dhe oficerit të parë,në të cilat u gjetën sasirat e mëdha të naftës kontrabandë. Prokurorja e çështjes Eglantina Shehu akuzoi të 6 marinarët e të dyja anijeve për fshehje dhe kontrabandë të mallrave për të cilat paguhet akcizë.

 Anija Besart 2
Fillimisht gjyqtarja Besiana Garxenaj u njoh me aktakuzën për marinarët e anijes "Besart" në bordin e të cilës u gjetën 400.000 litra naftë në depot e ballastrave. Në këte anije u ndaluan kapiteni i saj Muhamet Kahila si dhe marinarët Ankit Dhul e Enea Çano. Gjyqtares së seancës iu dorëzua një akt teknik i lëshuar nga Agjencia Ndërkombëtare "Vega"me degë në Stamboll që merret me kontrollin teknik të anijeve, sipas të cilit, për shkaqe teknike, anijes i lejohej të mbushte me naftë ballastrat për të mos ndotur ujët e detrave sepse ujët e ballastrave përzihej me naftë. Kjo derisa anija të shkonte për riparim.

Por diçka e tillë nuk është konsideruar nga gjyqtarja e cila ka pranuar kërkesën e prokurores dhe ka caktoi arrest me burg për kapitenin. Ndërsa për 2 marinarët detyrim paraqitje dhe mosdalje jashtë kufijve të vendit tonë.

 Anija Besart 2
I arrestuar
Muhamet Kahila – shtetas sirian kapiteni I anijes - Arrest me burg 
Ankit Dhul  - Marinar - detyrim me paraqitje 
Enea Çano – Marinar - detyrim me paraqitje 

Anija Aya Zanouby
Prokurorja e çështjes Eglantina Shehu ka sqaruar se në këte anije u gjetën 200.000 mijë litra naftë kontrabandë dhe jo 600 mijë litra sa u dha në informacionon e policisë.
Më pas para gjyqtares dolën 6 marinarët e ndaluar të kësaj anije. Ata si në procesin hetimor dhe në seancën e sotme nuk dhanë asnjë sqarim për ekzistencën e e naftës në ballastrat e anijes. Oficeri i parë i anijes, Nedio Mejdani tha se kjo ishte rruga e dytë me këte anije dhe se nuk kishte dijeni për naftën në ballastra.

Në këto kushte u kërkua arrest me burg për kapitenin Muhamed Salli dhe për oficerin e parë Nedin Mejdani. Ndërsa për marinarët Wisan Brostam,Hasan Brout, Sami Shamata dhe Faez Ismail u dha masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe mos dalje jashtë territorit të vendit tonë.

Shoqëria për të cilën punonte kjo anije nuk ju kishte siguruar avokatë mbrojtës ekuipazhit me shtetas sirianë gjë që e kreu Dhomave Avokatëve. Ndërsa Nedin Mejdani banor në qytetin e Durrësit kishte marrë avokat me përzgjedhjen e tij.

Ekuipazhi i anijes Aya Zanouby ku gjeten 200 ton nafte kontrabande
Kapiteni i anijes Muhamed Salli - 56 vjeç, kapiteni i anijes shtetas sirian - Arrest me burg
Nedin Mejdani – 34 vjeç, oficer i parë i anijes, shtetas sirian - Arrest me burg
Ëisan Brostam - 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë, shtetas sirian - detyrim paraqitje
Hasan Brout - 47 vjeç, shefi i inxhinierëve,shtetas sirian  - detyrim paraqitje
Sami Shamata - 25 vjeç, shefi i ofiçinës, shtetas sirian - detyrim paraqitje
Faez Ismail - 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës, shtetas sirian - detyrim paraqitje

Katër organizatorët janë në kërkim.

Në kërkim
Juxhin Koka - Banues ne Durres
Serxha Sula - Banues ne Durres
Eduard Skora, 59 vjeç, banues në Durrës,
Florian Biba, 29 vjeç, banues në Zvicër

SI.E./A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton: 16/01/2025 16:57

    Nje her 100t e njeher 600t. U be kjo pun si karroca me cement eete ndjerit Lecit. Ne postimin tjeter edhe 200t do i han peshqit. Anijes smund ta fusim ne xhep por ate qe ajo fsheh brenda? Ate e peshojm me kandar dore.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lazio ndal 2-2 Napolin, rihapet gara për kreun e Serie A

VIDEO/ Lazio ndal 2-2 Napolin, rihapet gara për kreun e Serie A