-
I dha 10 mijë € policit dhe vodhi me të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën! U ekstradua nga Spanja
31-vjeçari, i cili u ekstradua nga Spanja, akuzohet se i dha një punonjësi policie 10 mijë euro dhe bashkë me personat e tjerë vodhën 200 mijë litra naftë nga anija që ishte ankoruar në portin e Durrësit.
24 Tetor, 11:21 -
Kontrabanda e naftës në Durrës, SPAK mbyll dosjen dhe dërgon për gjykim 11 persona (EMRAT)
Anija “AYA ZANOYBYA” dhe nafta e kontrabanduar janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale më 12.1.2025, në kuadër të operacionit policor “Ari i zi”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
13 Tetor, 16:44 -
Durrës/ Lejoi të merrej nafta kontrabandë nga anija e sekuestruar në Porto Romano, Apeli i GJKKO lë në burg policin
Efektivi i policisë Armand Marvataj, që dyshohet se ka përfituar 10 mijë euro për të lejuar Drilon Mallutën dhe Juxhin Kokën që të merrnin naftën e bllokuar në Durrës është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
27 Mars, 12:15 -
Durrës/ Vodhën naftë nga anija e sekuestruar, arrestohet 34 vjeçari! Me shokun i dhanë 10 mijë € ryshfet policit e zëvendësuan karburantin me ujë
Një 34 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është bashkëpunëtor për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme nafte nga një anije e sekuestruar në Porto Romano.
18 Shkurt, 11:14 -
Ruante anijen sekuestruar me naftë kontrabandë në Durrës/ Në pranga polici, mori 10 mijë € ryshfet dhe zëvendësoi naftën me ujë! Në kërkim 2 të tjerë
Një polic u arrestua në Durrës pasi mori ryshfet 10 mijë euro për nxjerrjen e qindra litrave naftë nga anija e sekuestruar në janar që dyshohet se do e kontrabandonte. Blutë dhe AMP shpallën në kërkim 2 persona, dhe në hetim janë 7 të tjerë. Ata zëvendësuan naftën e sekuestruar me ujë, por u zbuluan nga policia.
9 Shkurt, 13:57 -
S'u sekuestruan 1 mijë, por 600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano! Prokurorja e Durrësit saktëson sasinë e kapur! Lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën arrest me burg për dy kapitenët e dy anijeve, në të cilat u gjetën 600 tonë naftë kontrabandë që erdhi nga Tunizia në Porto Romano.
15 Janar, 18:28 -
Nafta kontrabandë nga Tunizia drejt Porto Romanos, ja bizneset që drejtojnë të dyshuarit si organizatorë
Shqiptarja.com zbulon emrat e dy personave të shpallur në kërkim si organizatorë të ardhjes kontrabandë të ngarkesës prej 670 ton (670 mijë litra naftë) nga Tunizia.Nafta e fshehur në balastrat, pjesa fundore e anijes që shërben për ekuilibrin e anijes në lundrim kur ajo nuk ka ngarkesë. Zakonisht mbushet me uj&
14 Janar, 11:05 -
1 mijë tonë naftë kontrabandë kapet brenda 24 orëve në Porto Romano! Erdhi nga Tunizia me dy anije! Në kërkim 4 organizatorët, arrestohen marinarët (EMRAT + VIDEO)
Ngarkesa e kapur sot 400 ton, si ajo e kapur dje, 670 ton, ishte fshehur në balastrat e anijes. Operacionet kundër kontrabandës së arit të zi u zbuluan në bashkëpunim dhe me Guardia di Financa. Në kërkim organizatorët 4 shtetas shqiptar.
14 Janar, 09:17
