‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

1.     Shfaqet nga sot në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental komedia “1 milion euro për dashni” me autor Giuseppe Della Misercordia, regji të Xhemi Demit e protagonistë Neritan Liçajn dhe Ketjona Pecnikajn.

2.     Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” shënon sot e nesër në orën 19.00 në Teatrin e Operas dy net spektakli me 16 zërat e rinj në garë dhe artistët më të njohur të skenës muzikore.

3.     Mbahet sot në orën 17.00 në Shtëpinë e Europës një takim letrar me Rita Petron, kandidate për Çmimin Europian të Letërsisë me romanin “ Lindur për së prapthi”.

4.     Shfaqet sot në orën 18.00 në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri dokumentari “Dritë” , me regji nga Yllka Gjollesha, dedikuar mjeshtrit e fotografisë me famë botërore Gjon Mili.

5.     Jetësohet në skenë nga sot në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës komedia premierë “Një shtrat plot me të huaj” me regji nga Adelina Muça dhe një kast të përzgjedhur aktorësh.

6.       Ekspozita "Lana Tirana Para - Pas” (tranzicionit) e fotografit Roland Tasho, me në fokus transformimin në kohë të Lanës, Piramidës e Pazarit të Ri, pret vizitorët në Galerinë e Arteve Tiranë deri në 7 prill.

7.       Pret vizitorët në galerinë “Fab” deri në 2 prill ekspozita personale e artistit Pjerin Kolnikaj “Skulpturë”, që kurohet nga Vladimir Myrtezaj.

8.       Teatri "Andon Zako Çajupi" në Korçë shfaq edhe sot në orën 11.30 dhe 13.30  për vogëlushë e familjarë shfaqjen me kukulla “Aventurat e Pulçinelës” nga aktori e regjisori Paolo Comentale.

9.     Qëndron e hapur në galerinë “NAAN” në Tirabë ekspozita personale  e artistit Stefano Romano “At the edge of everything we are”.

10. Vijon deri në 8 prill pranë Piramidës ekspozita e "Imagine Dignity" për arkitekturën, "100 ide për Ballkanin Perëndimor" e realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë.

A.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj