1765638263_ukrainapadrita.JPG

Më shumë se një milion familje kanë mbetur pa energji elektrike pasi një seri sulmesh ruse gjatë natës goditën infrastrukturën energjetike dhe industriale. Kështu deklarojnë autoritetet ukrainase, të cituara nga BBC. Sulmet ruse të natës kanë dëmtuar më shumë se dhjetë objekte të infrastrukturës civile dhe mijëra persona kanë mbetur pa dritë. Këtë e bëri të ditur Volodymyr Zelensky në një postim të gjatë në X. “Edhe një herë, sulmi kryesor ka goditur sektorin tonë energjetik, jugun e vendit dhe rajonin e Odesës,” shkruan presidenti ukrainas. Janë goditur gjithashtu rajonet e Kirovohradit, Mykolaivit, Sumyt, Kharkivit, Khersonit, Çernihivit, Dnipros dhe Çerkasit.

“Në total,” tha Zelensky, “armiku ka përdorur mbi 450 dronë sulmues dhe 30 raketa të llojeve të ndryshme. Është e rëndësishme që të gjithë tani ta shohin se çfarë po bën Rusia: çdo hap që ndërmerr është për të gjeneruar terror te populli ynë dhe jo për t’i dhënë fund luftës. Qëllimi i saj vazhdon të jetë shkatërrimi i shtetit tonë dhe shkaktimi i dhimbjes maksimale popullit tonë. ”

 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ SHBA u bashkohet bisedimeve me BE, i dërguari i Trump takime në Berlin me Zelenskyn dhe liderët në fundjavë! 1 mln familje ukrainase pa energji pas sulmeve ruse