Një numër i lartë i qytetarëve të Kosovës kanë kaluar sot kufirin për të pushuar në bregdetin shqiptar. Bëhet me dije se konkretisht, deri në orën 10:00 kanë kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë 9 mije 816 perona, ndërsa kanë hyrë në Kosovë 3 mijë e 718 qytetarë.

Pavarësisht situatës së krijuar nga Covid19 ku ka pasur shifra të larta të infektuarve dhe viktimave si në Shqipëri e Kosovë, pushimet e qytetarëve të Kosovës në Shqipëri kanë vazhduar normalisht. Policia Kufitare në Morinë ashtu si çdo fundjavë ka punuar me të gjitha kapacitetet dhe me procedura të përshpejtuara për të përballuar fluksin e udhëtarëve.

Ndërkohë javën e kaluar kanë hyrë në Shqipëri 51 mijë e 146 shtetas të Kosovës. Burime jozyrtare të doganës kosovare bëjnë të ditur se rreth 1 milionë qytetarë të Kosovës, pushuan në bregdetin shqiptarë gjatë muajit korrik.