Në Kukës, 82-vjetori i Çlirimit u përkujtua me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, ku morën pjesë veteranë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të pushtetit vendor, të ushtrisë dhe policisë.
Deputeti i PS-së, Erion Malaj, në fjalën e tij theksoi përgjegjësinë për t’u përcjellë brezave vlerat e luftës, ndërsa kryebashkiaku Albert Halilaj dhe kryetarja e veteranëve dhe pasardhësve të LANÇ-it, Lumturie Paci, kujtuan kontributin e Kukësit në çlirimin e vendit. Në këto varreza prehen eshtrat e 94 luftëtarëve që ranë për pavarësinë e Shqipërisë dhe 86 dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Lajmi kryesor:
Shqipëria feston sot 82-vjetorin e Çlirimit, krerët e shtetit mbajnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve (VIDEO)











