1 mld $ kredi të bllokuara, ekspertët
"Ekonomia në rrezik, ktheni paratë"
Borxhi prej 125 miliardë lekë ose 1 miliardë dollarë që bizneset dhe individët i kanë bankave është një nga kërcënimet më të mëdha për ekonominë e vendit. Më shqetësues është fakti se 56% e këtij borxhi, afro 70 miliardë lekë është vetëm borxhi i pakthyer nga 35 korporata të mëdha në vend të cilat po keqpërdorin kapitalet e qytetarëve shqiptarë.
Borxhi prej 125 miliardë lekë ose 1 miliardë dollarë që bizneset dhe individët i kanë bankave është një nga kërcënimet më të mëdha për ekonominë e vendit. Më shqetësues është fakti se 56% e këtij borxhi, afro 70 miliardë lekë është vetëm borxhi i pakthyer nga 35 korporata të mëdha në vend të cilat po keqpërdorin kapitalet e qytetarëve shqiptarë.
Para të pakthyera, ose më saktë para të painvestuara në ekonomi. Ky fenomen prej vitesh është mbajtur i fshehtë, duke mos u bërë publik as shuma e borxhit të pakthyer por as emri i kompanive të borxhlinjëve, madje në shumë raste këto kompani jo vetëm nuk kanë shlyer borxhet shume milionëshe ndaj bankave por janë favorizuar duke marrë kredi të reja duke e shtuar edhe më shumë vlerën e stokut të borxhit.
Edhe sot, pavarësisht se Banka Qëndrore nuk e mban të fshehtë shumën prej 70 miliardë lekë të 35 kompanive, sërish emri i tyre nuk bëhet publik.
Por a duhet t’i publikojë Banka Qëndrore emrat e kreditorëve të këqinj që mbajnë peng 70 mld lekë të qytetarëve?
Ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të biznesit thonë që kjo gjë duhet bërë sa më parë publike, në mënyrë që edhe publiku të dijë kush janë kompani të ndershme dhe kush jo dhe kryesorja sipas ekspertëve është se vetëm në këtë mënyrë mund të rritet transparenca lidhur me zgjidhjen qe do t’i jepet këtij problem. Ekspertet thonë se për kompanitë që nuk kanë shpresë është i domosdoshëm falimentimi.
Ky borxh i madh prej 70 miliardë lekë në bankat shqiptare vetëm nga 35 kompani të mëdha është i shtrirë pothuajse në të gjitha fushat e ekonomisë. Burime thonë se në listën e borxhlinjëve janë kompani të naftës, industrisë, energjisë, ndërtimit, industrisë së lehtë, etj.
Humbëse e të gjithë lojës që bëhet nga 35 korporata në vend, janë qytetarët shqiptarë dhe ekonomia në tërësi.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4441
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08