1 mln €  gjobë ndërtuesit,pranga
anëtarëve të Bandës së Shullazit
FOTO/Ja biznesmeni i gjobitur 1 mln €
Arkivë/ Të gjitha lajmet për Shullazin

I vendosën gjobë në vlerën e 1 milion euro biznesmenit të ndërtimit për llogari të Emiliano Shullazit e Gilmando Danit, arrestohen Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Pamjet në video i përkasin momenteve të arrestimit të bërë nga forcat e posaçme të policisë së Tiranës pranë ambienteve të paraburgimit ‘313’ në rrugën Jordan Misja.
I pari i arrestuar është Endrit Qyqja personi që shihni në këto pamje me rreth të kuq i kapur në lokalin përball paraburgimit teksa ishte në pritje të rradhës për të takuar në qeli, Shullazin.

E teksa Qyqja përcillej për në dhomat e izolimit në Policinë e Tiranës oficerë të Krimeve të Rënda dhe policisë bastisën dhomën e pritjes në paraburgim për të prangosur Endrit Zelën që sapo dilte nga takimi me Shullazin.

Këta dy shtetas janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe me vendim gjykate pasi për të dy ishte caktuar ‘arrest me burg në mungesë’ me dyshimet se janë përfshirë në aktivitetin e kanosjes për dhënie pasurie dhe ushtrimit të dhunës fizike ndaj biznesmenit.

Nga hetimet ka rezultuar se edhe pse Qyqja dhe Zela nuk kishin asnjë lidhje apo raport kontraktual me ndërtuesin ata i kanë marrë atij me anë të çeqeve mbi 6 herë para në vlerën e 1 milion eurove.
Në momentin e prangosjes të dyshuarit nuk kanë bërë rezistencë ndërsa pritet që ata t’i bashkohen hetimit që Prokuroria ka të hapur për Emiliano Shullazin e Gilmando Danin të arrestuar disa muaj më parë.

Këta shtetas sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë qenë nën survejim prej disa muaj që pas arrestimit të Shullazit dhe nga përgjimet telefonike dhe informacionet që ka depozituar shërbimi informative është bërë i mundur zbulimi i aktivitetit kriminal.

shullazi
(Të arrestuarit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela)

elton qyqja
(Një nga të arrestuarit, Endrit Qyqja në rreth të kuq)

KERKESA E PROKURORISE
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, të dyshuar për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Vendimi i gjykatës është zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Tiranës mesditën e së enjtes.

Dy të arrestuarit e sotëm, në bashkëpunim me shtetasit Emiljan Shullazi e Gilmano Dani, si edhe për llogari të këtyre të fundit, i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash një biznesmeni, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës fizike.

Prokuroria për Krime të Rënda është duke zhvilluar hetime për një grup të strukturuar kriminal, i dyshuar për “gjobvënie”. Gjatë këtij hetimi, fillimisht janë arrestuar shtetasit Emiljano Shullazi, Gilmano Dani dhe Blerim Shullazi.

Në bazë të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit Shullazi dhe Dani dyshohet se i kanë marrë një biznesmeni shuma parash në kohë të ndryshme, duke e kërcënuar fizikisht, si edhe duke ushtruar dhunë fizike. Në disa nga rastet e kërcënimit për dhënie pasurie, në shoqërinë e Shullazit dhe Danit kanë qenë edhe Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Po në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se të dyshuarit Qyqja dhe Zela kanë qënë të pranishëm në disa momente kur shtetasi Emiljano Shullazi ka bërë kërkimin e padrejtë të sasisë monetare. Gjithashtu, këta persona kanë përfituar sasi monetare të lëvruara me çek nga ana e biznesmenit të dëmtuar, në favor të tyre, me porosi të Emiljano Shullazit. Në rastet e të dyshuarve Qyqja dhe Zela, rezulton se ndërmjet tyre dhe biznesmenit nuk ka asnjë marrëdhënie kontraktuale. Për këtë arsye, kërkimi i parave është realizuar në mënyrë të padrejtë, si edhe duke përdorur dhunën fizike dhe verbale.

Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshimet e arsyeshme, bazuar në prova, se shtetasit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Shtrëngimit me anën të kanosjes për dhënie pasurie”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 109/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në bazë të veprimeve proceduriale të deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të dyshuarit Qyqja dhe Zela, të cilat janë miratuar nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda.


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Përplasen rëndë dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)

Francë/ Përplasen rëndë dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)