Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev.
Sipas Trump së shpejti mund të dalë me një marrëveshje që synon zgjidhjen e luftës ruse në Ukrainë.
"Do të ketë një marrëveshje, do të jetë një marrëveshje e madhe dhe do të ndikojë shumë më tepër sesa vetëm në Ukrainë. Do të jetë një marrëveshje vërtet e rëndësishme, e cila do të shkojë përtej Ukrainës, mund të përfshijë të gjithë Evropën. Do të jetë një marrëveshje e madhe dhe madhështore dhe të gjithë do të jenë të emocionuar për të”, tha Trump.
Po ashtu presidenti amerikan raportohet se i ka kërkuar që presidenti rus Vladimir Putin të "ndalojë sulmet ndaj civilëve ukrainas".
Lajm në përditësim…










Komente
Komento