1 muaj nga Europiani/ Miliardat e UEFA-s, shpërblimet për pjesëmarrësit e fituesit! Kush është favorite
Trofeu dhe topi i Euro 2024
331 milionë euro do të ndajë UEFA për 24 ekipet pjesmarrëse në kampionatin Europian të Gjermanisë, që nis pas 1 muaji. Siç dihet kombëtaret e kualifikuara, përfshirë edhe Shqipërinë kanë marrë 9.25 milionë euro, ndërsa gjatë fazës së finaleve çdo fitore do shpërblehet me 1 milionë euro, ndërsa barazimi me 500 mijë euro. Për 16 kombëtaret që kalojnë grupet, pra në fazën e 1/8, UEFA ka llogaritur 1.5 milionë euro shpërblim, ndërsa 8 ekipet çerekfinaliste do marrin më tej 2.5 milionë euro.
Në gjysmëfinale 4 ekipet do marrin plus 4 milionë euro, ndërsa finalistet nga 5. Për fituesin do jetë ekstra 8 milionë euro të tjera, ndërsa në total kombëtarja që do ngrejë trofeun fiton 28.25 milionë euro.
Janë 10 kombëtare në histori që kanë arritur të fitojnë qoftë edhe një herë kampionatin Europian, ndërsa Spanja dhe Gjermania janë përfaqësueset me më shumë trofe, 3. Koeficentët thotë se Anglia është kombëtarja pretendente numër 1 për ta fituar kompeticionin, pasi kuotohet 4.3. Shumë pranë gjendet Franca, me koeficientin 4.5, ndërsa e treta është Gjermania, vendi organizator me koeficientin 7.
Për të organizuar sa më mirë eventin janë 16 mijë vullnetarë, të cilët do shërbejnë në 10 stadiume, ku ai i Lepzig ka kapacitetin më të vogël me 42 mijë tifozë, ndërsa më i madhi është stadium Olimpic i Berlinit me 70 mijë tifozë. Stadium ku do zhvillohet edhe finalja e madhe.
Më interesant është fakti se nga organzimi i këtij kompeticioni UEFA do fitojë 2 miliardë e 400 milionë euro. Ndërkohë në total janë 1 milionë e 200 mijë bileta, ndërsa kanë aplikuar për të ndjekur 51 ndeshjet 30 milionë tifozë nga 206 vende të botës.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Conference League zhvilloi ndeshjet e fundit në grup, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe ato në play-off! Sot shorti
20 Dhjetor, 09:19
-
Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë
18 Dhjetor, 11:52
-
Rikthehet Superliga Evropiane, UEFA dhe FIFA vihen në dijeni! Do quhet 'Unify League', detajet e kompeticionit
17 Dhjetor, 15:43
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor, 14:06
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor, 08:57
-
Kalendari i kualifikueseve të Botërorit/ Serbia më 7 qershor në Tiranë, do të luajë pa tifozë, më 11 tetor Kombëtarja në Beograd! Ndeshja e parë me 'Tre Luanët'
13 Dhjetor, 21:22
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor, 20:30
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor, 17:32