1 në 10 fëmijë në Shqipëri të prekur nga lia e dhenve! Mjekja: Bie vaksinimi për fëmijët 1 vjeç, prindërit ende frikë se shkakton autizmin

1 në 10 fëmijë në vendin  tonë rezultojnë të prekur me linë e dhenve. Mjekja pediatre Sonila Batri ngre alarmin se fëmijët e infektuar nuk duhet të frekuentojnë kopshtet dhe çerdhe, për të mos përhapur më tej sëmundjen ngjitëse.

Lija e dhenve është një patologji e cila prek grupmoshat e çerdheve dhe të kopshteve. Fillon me temperature, fillon me shfaqjen e elementëve tek fëmijët që nga pjesa e kokës dhe pastaj  thuajse në të gjithë trupin.

Kujdes duhet bërë, mos dërgimi i fëmijëve në çerdhe dhe në kopshte, gjë që në fakt pastaj duhet të bëhet shmangia e kontaminimit të fëmijëve të tjerë dhe kontakti me mjekun.

Për mjeken pediatre, shqetësuese mbetet dhe tendenca e prindërve për t’iu shmangur vaksinës së fruthit tek fëmijët e moshës 1 vjeç, gjë e cila mund të të sjellë pasoja të rënda deri në fatalitete.

‘Refuzimi qëndron në autizmin e lidhin në fakt vaksinën e moshës 1 vjeç me një gjë që nuk është vërtetuar shkencërisht dhe që nuk është faktuar dhe që ka të bëjë me autizmin. Pra ata mendojnë që nëse vaksinojnë fëmijën e tyre mund të ketë gjasa për tu prekur nga autizmi.’

Mjekët  apelojnë për kryerjen e vaksinës ndaj fruthit, pasi vetëm gjatë vitit 2019 nga neglizhenca ndaj kësaj vaksine humbën jetën 4 fëmijë. Statistikat tregojnë për ulje të mbulesës vaksinale ndaj fruthit ku në vitin 2021 ajo zbriti në nivelin e 89% nga 95% që ishte para pandemisë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës