Çdo ditë ne pediatrinë e Fierit, por dhe në poliklinikë paraqiten fëmijë me temperaturë dhe puçra në trup. Janë shenja të variçelës apo linjës së dhenve mjaft e përhapur në këtë stinë.

“Kemi një shtim të rasteve për shkak të sezonalitetit, në vjeshte e dimër është numri më i lartë i rasteve me variçelë”.

Mjeku dermatolog Ermal Sina shpjegon se variçela është një sëmundje ngjitëse akute       që përhapet së tepermi në kopshte e shkolla. Ndaj për të ndrëprerë zinxhirin e infektimit kërkohet mbajtja e fëmijëve të sëmurë në shtëpi.

“Është e lidhur edhe me kontaktet, pasi prek fëmijët për shkak të kolektivitetit kemi shtim të rasteve”

Mjeku jep dhe disa këshilla mbi mjekimin dhe higjienën.

“Prindërit të mos i çojnë në shkolla e kopshte, të konsumojnë fëmijët lëngje dhe t’i vizitojnë tek mjeku të përcaktuar diagnozën e saktë dhe mjekimin”, u shpre Erma Sina, dermatolog në poliklinikën e Fierit.