1 pedofil në pranga dhe një tjetër në kërkim nga policia, arrestohen 6 persona në Tiranë

1 pedofil në pranga dhe një tjetër në kërkim nga policia, arrestohen 6 persona në Tiranë

Foto ilustruese

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, për akuzën e ngacmimit të të miturave.

Një 60-vjeçar me iniciale A.M është arrestuar në flagrancë në Tiranë pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.  Po ashtu është shpallur në kërkim një 42-vjeçar me iniciale A. M., sepse në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.

Sakaq policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë të shtetasin R. D., 39 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe u konstatua jashtë banese.

Po ashtu më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,  për shtetasin D. B., 30 vjeç, pasi në Yrshek, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. B.  Punohet për kapjen e D.B si dhe për identifikimin dhe gjetjen e bashkëautorëve të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. C., 36 vjeç, G. T., 51 vjeç, R. L., 40 vjeç dhe M. Q., 43 vjeç pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opionisti: 22/03/2021 10:12

    Duhet varu me litar dhe te futete gjilpëra inxheksion dhe internim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën