Report Tv siguron foton ekskluzive të shefit të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj në spital. 8 gëzhoja pistolete u gjetën pranë rrethrrotullimit të "5 heronjve të Vigut", në aksin Shkodër-Koplik, 1 prej të cilëve kapi në kokë 39-vjeçarin Mentor Hasanaj dhe la të plagosur edhe babanë e tij me 2 plumba në trup, ndërsa fatmirësisht nuk mori asnjë lëndim bashkëshortja.
Shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe tashmë ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të stabilizuar në pavionin e nuerokirugjisë me një plumb në kokë dhe 2 në trup, ndërsa pranë tij për t'u kujdesur është gruaja dhe të afërm. Në spital nuk po ruhet nga asnjë polic. Në gjendje më të rëndë është babai i tij 74 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës.
Lajmi kryesor: