Në 1 Qershor, Ditën Botërore të Fëmijëve, ministrja e Shëndetësisë Evis Sala publikoi Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030, e cila synon forcimin e sistemit të mbrojtjes dhe fuqizimin e të drejtave të tyre.
Sipas saj, është ulur numri i fëmijëve që jetojnë në institucione rezidenciale publike.
“Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet me frikë. Asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet i përjashtuar. Dhe asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet pas. Prandaj sot lançojmë Agjendën Kombëtare për Fëmijët 2027–2030 jo thjesht si një dokument, por si një premtim që do të bëjmë më shumë për mbrojtjen e fëmijëve, shëndetin e tyre mendor, sigurinë online dhe për një Shqipëri ku çdo fëmijë ka mundësi të ëndërrojë dhe të ecë përpara”, u shpreh ministrja Sala.
Komente










