Përdorimi i sodës së bukës në mjekësinë alternative, Ylli Merja “ ilaç për shumë sëmundje…”

Soda e bukës është një nga ata përbërës që nuk mungon kurrë në kuzhinën tonë. Përveç përdorimit tradicional, të paktë janë ata që e dinë se soda e bukës ka vlera terapeutike. Soda e bukës është një produkt kimik ushqimor, është një antioksidant i mirë dhe një antiacid shumë i mirë për organizmin e njeriut.

E tretur në ujë, soda e bukës është një traditë e lashtë, një nga ilaçet natyrore më të vjetra dhe më të konsumuara në botë, në gjendje të mbrojë trupin tonë nga sëmundje të ndryshme. Kur konsumohet në doza të përshtatshme, soda e bukës rregullon strukturën kimike të organizmit dhe përshpejton shërimin e tij.

Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja ky përbërës natyral, sigurisht i marrë në dozat e duhura, ndihmon në neutralizimin e acideve të stomakut, redukton enjtjen dhe gazrat në stomak, mbron nga infeksionet e traktit urinar, është një antiseptik i fuqishëm dhe jo vetëm.

Specialisti Merja tregon disa nga problematikat ku soda e bukës na vjen në ndihmë dhe si mund t’a përdorim dhe kombinojmë me produkte të tjera bimore:

·        Neutralizon PH acid në stomak, urthin. Pini 1 gotë ujë/qumësht me 1lç sodë.

·        Ndikon në zbardhjen e dhëmbëve. Në 1 lç sodë buke shtoni 3 pika esencë sherebele dhe 2 pika vaj dafine dhe shpëlani dhëmbët.

·        Lufton mykun në gojë dhe gjuhë. Në 1 lç sodë buke shtoni 2-3 pika esencë rigoni dhe 2 pika vaj mente ose trumze. Pastroni gjuhën dhe gojën në mëngjes para buke.

·        Lufton mykun në lëkurë. Në 500 ml çaj myku shtoni 2 lugë kafe sodë buke. Shpëlani lëkurën në pjesët e ashpërsuara nga myku 2 herë në ditë/ ose në 500 ml ujë shtoni 1 lç sodë, 3 pika esencë rigoni  dhe 2-3 pika vaj mente.

·        Pastron inflamacionin e bajameve. Një pastë për luftimin e baktereve: 1 thelpi hudhër, 1 lugë kafe sodë buke, 6-7 pika propolis me rigon dhe 1 lugë çaji mjaltë. Me këtë pastë lyeni bajamet.

·        Pastron lëkurën dhe skalpin e kokës nga yndyra. Në 500 ml çaj floku shtoni 1 lugë kafe sodë buke dhe shpëlani flokun.

·        Rrit PH acid të urinës. Mbron veshkat dhe sistemin urinar. Për PH 4,5-5,5 pini 1 gotë ujë me 1 lç sodë buke.

·        Ndihmon në zvogëlimin e kisteve në testikuj. Në 500 ml çaj me bishta hudhre shtoni çdo 2 minuta nga 1 lç sode buke (12-15 minuta përdorimi).

Soda e bukës është dhe një pastrues shumë i mirë i fruta perimeve. Si çdo produkt tjetër dhe ajo ndryshon nga cilësia. Specialisti Merja tregoi dy mënyra për të dalluar një sodë të mirë buke. E para nëse hedhim pak sodë buke në çaj dhe ndryshon ngjyra e çajit, soda nuk duhet përdorur. Dhe e dyta, në 1 gotë ujë shtoni 1 lugë çaji sodë buke dhe 1 lugë kafe limontoz, nëse çlirohet shumë gaz kemi të bëjmë me një sodë cilësore. Duke qenë se është një produkt kimik, soda e bukës nuk rekomandohet të përdoret në doza të mëdha apo për një kohë të gjatë si dhe nuk është e rekomanduar për personat me probleme kardiake, pasi dobëson muret e zemrës.

SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?