“Do të bëjmë më shumë për të gjithë fëmijët që kanë nevojë shumë për kushte më të mira në çerdhe, kopshte, shkolla, lagje, kanë nevojë për hapësira dhe për aktivitete që t’i shërbejnë mirërritjes së tyre. Sot ne kemi sjellë disa dhurata për fëmijët e jetimores, janë në fakt, dhurata që lidhen edhe me atë që ne duam të bëjmë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë. Këto tableta kanë një të mirë shumë të madhe, sepse fëmijët i mësojnë vetë nuk kanë nevojë për mësues për të mësuar si t’i përdorin dhe nëpërmjet tyre, mësojnë edhe shumë gjëra që nga librat mësohen më me vështirësi”,-tha Rama.
Kreu i PS-së u shpreh se tabletat janë e reja shumë e rëndësishme për sistemin arsimor. Ai tha se brenda 4 viteve të ardhshme, shkollat e mesme dhe dalëngadalë edhe 9-vjeçaret, do të fillojnë të pajisen me tableta.
“Objektivi është që të arrijmë deri në heqjen e librave dhe mbajtjen e këtyre tabletave edhe për mësimdhënien, për të gjithë procesin shkollor”,-theksoi ai.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)