Mbledhja e grupit parlamentar të PS, përcaktohen drejtuesit e qarqeve! Rama për herë të parë merr drejtimin politik në Durrës, Gjiknuri në Vlorë

TIRANË- Shtatori nis vrullshëm për Partinë Socialiste. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist në qytetin e Elbasanit u përcaktuan drejtuesit politikë të qarqeve. 

Në fokus të diskutimeve ishte edhe thirrja e Asamblesë Kombëtare për zgjedhjen e kryesisë së re, e cila do të zhvillohet me 4 shtator.

Sakaq sa i përket Asamblesë Kombëtare, gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri raporton se janë ndryshuar disa drejtues qarqesh, përkatësisht:

-Safet Gjici është caktuar drejtues politik në qarkun Kukës

-Ilir Beqaj është caktuar drejtues politik në qarkun Shkodër

-Lindita Nikolla është caktuar drejtues politik në qarkun Lezhë

-Erjon Veliaj do të jetë drejtuesi politik i bashkisë Tiranë

-Elisa Spiropali është caktuar drejtues politik në qarkun Tiranë

-Kryemistri Rama do të jetë përkohësisht drejtues politik në qarkun Durrës

-Ervini Bushati do të jetë kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë

- Olta Xhaçka është caktuar drejtuese politike në qarkun e Dibrës

- Taulant Balla është caktuar drejtues politik në qarkun e Elbasanit

-Gramoz Ruçi është caktuar drejtues politik në qarkun e Fierit

- Damian Gjiknuri është caktuar drejtues politik në qarkun e Vlorës

- Niko Peleshi është caktuar drejtues politik në qarkun e Korçës

- Bledi Çuçi është caktuar drejtues politik në qarkun e Gjirokastrës

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar, ku nuk harroi që të bënte një autokritikë për veten dhe për deputetët socialistë. Ai tha se secili duhet t'i kërkojë llogari vetes dhe të japë më të mirën, pasi mund të jetë lehtë i zëvendësueshëm.
Përsa i përket zgjedhjeve, Rama tha se duke pasur parasysh kundërshtarin, fitimi i tyre është i sigurt. Ai kërkoi edhe një mandat tjetër nga shqiptarët, pasi sipas tij nuk mund të gjejnë një Kryeministër më të mirë se ai. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
Rama paralajmëron deputetët: Jepni gjithçka duhet çdo ditë, në të kundërt harrojeni të jeni pjesë e formacionit 2021

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë deputetët e PS se nga sot duhet të punojnë fort që ta meritojnë që të jenë pjesë e formacionit për 2021. Rama tha se çdokush duhet të japi gjithçka duhet për PS që gjërat të bëhen më mirë, dhe kjo duhet të ndodh çdo ditë, në të kundërt ta harrojnë se do të jetë pjesë e listave të 2021.

"Deputetë jemi në sallën e Kuvendit, ndërsa jashtë saj nga sot jemi thjeshtë kandidat për deputet që duhet ta fitojmë vendin në skuadër padyshim. Le ta dëgjojnë të gjithë se kush nuk do të jap jo thjeshtë gjithçka ka por gjithçka duhet për t'u futur në atë formacion të 2021, nuk do të jetë në atë formacion, askush tjetër përveçse nuk e çon dot Shqipërinë para dhe PS është i vetmi emër që nuk vihet dot në diskutim. Emrat e tjera duke filluar nga i imi i pari shkojnë dhe vijnë. është po kaq e qartë që paaftësia dhe papërgjegjshmëria e atyre që udhëheqin partitë e tjera nuk mund të jenë arsye për ta quajtur ndeshjen e fituar pa u zhvilluar dhe aq më pak të mos i vënë PS-së në dispozicion skuadrën më të mirë në këtë betejë. Gjithkush këtu e ka potencialin për të qenë pjesë e skuadrës për të qenë 2021, por askush nuk e ka të garantuar vendin në skuadër pa e fituar atë përditë pa nëse dhe pa por. Kjo kohë është e mjaftueshme vetëm për ti dhënë  përgjigje çdo ditë çdo deputeti çfarë do të bëjë unë për PS sot. Koha ku pyesni se çfarë do të bëjë PS për mua ka mbaruar. Ky është një sezon me një rëndësi të madhe jo për rezultatin e zgjedhje por për një  ristart me energji të reja në kuptimin më të mirë të fjalës të vetë organizmit të PS dhe është një sezon ku secili prej nesh duke bërë çdo ditë atë që duhet për t'iu përgjigjur çdo ditë, çfarë bëra unë sot për PS", tha Rama.

Ora 18:34
Rama kritikon deputetët e PS: Nuk ka kohë për të rrotulluar 'arra nëpër gojë', kërkoni llogari vetes (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama teksa ka folur pas përfundimit të mbledhjes me grupin parlamentar të PS-së ka bërë një autokritikë.

Ai u ka thënë deputetëve se nuk ka kohë për të për të rrotulluar arra nëpër gojë, pasi shqiptarët presin shumë nga PS-ja. Rama tha se gjithësecili duhet t'i kërkojë llogari vetes.

"Ne këtu paria socialiste, duhet të pyesim secili jo se çfarë do bëjë PS për mua, por çfarë do të bëjë unë për PS-në.

Jemi në provimin e madh të zgjedhjeve, as kohë për të rrotulluar arra nëpër gojë nuk ka. Çfarë mund të kërkojmë më shumë nga PS. Duhet të jemi gati të punojmë, pa u lodhur çdokujt që na ka dhënë privilegjin e madh për të drejtuar këtë vend.

Shpesh herë prirja për të mos e mbajtur parasysh këtë nder të madh kthehet në shumë drejtime të gabuara. Por çfarë mund të kërkoni më shumë ju. Se unë nuk kërkoj asgjë tjetër. Çfarë mund të kërkojmë pas 7 vjetësh, apo pas 3 vitesh, në pushtetin legjislativ apo ekzekutiv për të bërë për njerëzit e këtij vendi, nga sot e deri ditën kur do paraqitemi se pse duhet të na votojnë. Ka vetëm një gjë që duhet të kërkoni pa pushim, llogari vetes", tha Rama.

Ora 18:27
Rama thumbon opozitën: Humbës kronik! Jeni një fatkeqësi dhe për qeverinë, nuk stimuloni përmirësimin tonë

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar opozitën duke e cilësuar si një humbës kronik dhe se janë një fatkeqësi edhe për vetë qeverinë, pasi nuk stimulojnë qeverinë për t'i bërë gjërat edhe më mirë.

"Nuk e kam fjalën për votim online, por vlerësim online për të paktën 3 prej tyre nga shtatori në janar. Ne nuk jemi një parti e mbyllur, përkundrazi! Ne nuk kemi marrë mandat vetëm me votat e anëtarësisë sonë. Unë sot nuk do të them asgjë për kundërshtarët e dukshëm, sa më shumë të flasim për ta aq më pak e kuptojmë se sa shumë më shumë duhet të bëjmë ne për Shqipërinë. Ata janë humbës kronikë që më mirë se çdo gjë tjetër dinë të gjejnë rrugën e humbjes. Në këtë sens ata janë një fatkeqësi jo thjeshtë për veten por edhe për ne, sepse nuk na stimulojmë të përmirësohemi më shumë më shpejt dhe nga ana tjetër nuk stimulojnë opinionin publik të mpreh këndvështrimin mbi të gjithë ne", tha Rama.

Ora 18:15
Rama kërkon një mandat të tretë, flet me bindje: Shqiptarët nuk kanë një alternativë më të mirë së unë

Kryeministri Edi Rama ka folur pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Përsa i përket zgjedhjeve që po afrohen, Rama ka bërë një analizë të vetvetes dhe të Partisë Socialiste.

Teksa ka bërë krahasimin me opozitën, ai ka thënë se shqiptarët e dinë shumë mirë se nuk ka asnjë alternativë më të mirë se ai.

"Çfarë duhet të bëj unë më shumë dhe më mirë dhe me këtë sezon për të fituar me bindje dhe respekt votën e atyre që më dhanë privilegjin e drejtimit të Shqipërisë 8 vjet më parë.

Shqiptarët janë të bindur që nuk e kanë kryeministrin më të mirë, po a jam unë Kryeministri më i mirë që ata kanë? A jeni ju deputetët më të mirë. A është kjo që kemi bërë deri më e sot më e mira që mund të bëjmë për ata. Më e mira në vetvete për alternativat.

Shqiptarët sot për sot nuk e kanë një alternativë më të mirë se sa ne. Shqiptarët e dinë, shumica as e diskutojnë.  Por kjo nuk mjafton", deklaroi Rama.

Kryeministri Rama ka kërkuar edhe një mandat të tretë nga shqiptarët, që sipas tij nuk kanë një alternativë më të mirë se sa ai.

Ora 17:49
Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS/ Përcaktohen drejtuesit e qarqeve, ja kur do të mbahet asambleja

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PS. Kryeministri Edi Rama do të jetë përkohësisht drejtues politik i Durrësit. Është vendosur gjithashtu se Asambleja Kombëtare e PS-së do të mbahet në datën 4 shtator.

Ndërkohë janë ndarë edhe postet e tjera në PS për qarqet e Shqipërisë. Sipas burimeve drejtuesit e qarqeve do të jenë si më poshtë:

-Safet Gjici është caktuar drejtues politik në qarkun Kukës

-Ilir Beqaj është caktuar drejtues politik në qarkun Shkodër

-Lindita Nikolla është caktuar drejtues politik në qarkun Lezhë

-Erjon Veliaj do të jetë drejtuesi politik i bashkisë Tiranë

-Elisa Spiropali është caktuar drejtues politik në qarkun Tiranë

-Kryemistri Rama do të jetë përkohësisht drejtues politik në qarkun Durrës

-Ervini Bushati do të jetë kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë

Grupi parlamentar i PS mbajti një mbledhje sot rreth 90 minuta në Elbasan ku Rama i ka përcaktuar detyrat deputetëve në prag të zgjedhjeve të 2021.

Ora 15:38
Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Rama mbërrin në Elbasan

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Elbasanit, ku do të zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar socialist.

Në mbledhjen e orës 16:00 do të jetë në fokus thirrja e Asamblesë Kombëtare për zgjedhjen e kryesisë së re dhe marrja e porosive për nisjen e fushatës elektorale.

Ai ka mbërritur në Elbasan rreth orës 15:25 dhe është ulur së bashku me deputetët e tjerë të Partisë Socialiste.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Renato Bega: 02/09/2020 08:07

    Hajde Vlora.10 deputet marim ne 2021

    Përgjigju
  • Toni: 02/09/2020 07:32

    Ne diten e shenjte te votimeve bejini vetes nje nder o popull. Rrini ne shtepi. Mjafton nje pakice servilash qe cdo parti e ka per te qeverisur. Po duan pjesmarrje per legjitimim. Keshtu qe bojkoti eshte zgjedhja e vetme. Merr goditje te madhe e gjithe klasa politike nese ka bojkot masiv

    Përgjigju
    • Njeri: 02/09/2020 11:28

      Jam dakord me idene tuaj,por jo te bojkotit,se i bie qe te kemi qeveri te zgjedhur nga 100 mije vete... Votim masiv,por vota te djegura... 2 milion votues,2 milion vota te djegura... Ky do ishte mesazhi i duhur.

  • vjosa: 02/09/2020 01:07

    JEMI ME TY O RAMA,,,,JE NJERI I PERGJEGJSHEM ,,,MJAFTON SESA MIRE E MENAXHOVE PANDEMINE,,,KUR TE TJERET KISHIN ME MIJERA TE VDEKUR ,,,,MBYLLJA QE BERE ISHTE MJAFT E MIRE DHE EFIKASE,,,,EDHE NE INVESTIME KE SUKSESE,,,NE RILINDJEN E QYTETEVE DHE INVESTIMET NE RUUGE JANE BERE SHUME ,,PO ASHTU NE SPITALE TE REJA,,AMBULANCA,,SHKOLLA,,,KOPSHTE,,,,KA NDRYSHUAR FAQJA E SHQIPERISE,,,NGA NJE VEND LLUM QE LANE ATA PALACOT E PD,,,NE NJE VEND GJITHE DRITE,,,E C'DO DITE BEHET ME MIRE....

    Përgjigju
    • Bravo: 02/09/2020 08:33

      Me bere me vjell qe ne mengjes...

  • Dante: 01/09/2020 23:24

    E paska me me qef Durresin (Lushnje + Berat). Si duket do zgjase marreveshjen me Hasanbellinjte ...

    Përgjigju
  • Tiku: 01/09/2020 23:00

    vetem Duke pare drejtuesit politik kuptoj qe do vazhdoj e njejta menyre per te drejtuar shtetin. Ta dhash dy here voten....dhe pas 8 viteve rroga ime seshte rritur perkundrazi eshte ulur. Me fal...per cfare te besoj me?!! Qe te futemi ne europe. Apo qe do besh investime per ta bere vendin me te mire. Po keto i keni per detyre dhe jo detyrim nga popullit. Por me e rendeishmja eshte qe keto i beni per tendera dhe te merni pjesen. Ndaj kur smu rrit rroga o mik do shoh alternative tjeter

    Përgjigju
    • Lui: 02/09/2020 13:12

      O Tiku, po pse harroni kaq shpejt mo?! Nese je punonjes ne shtet ke perfituar dy here rritje page. E para qe ne fillim kur erdhi ne pushtet PS qe vendosi taksen progresive, dhe ketu kane perfituar te gjithe nga 15 deri ne 30 mije leke te vjetra, ne varesi te pages qe kane patur. Psh nje mesuesi me rroge rreth 400 mije leke te vjeter, iu rrit diku te 23 mije lekeshi. Rritja e dyte ka qene me 1 prill 2017. Ishte 7-10 perqind ne varesi te llojit te profesionit dhe te llojit te pages. Psh mjeket perfituan rritjen maksimale 10%. Po ashtu edhe ata qe i kishin rrogat nen 300 mije leke perfituan rritjen maksimale 10%. Te tjeret perfituan me pak. Une psh si administrate e thjeshte perfitova rritjen 7% . Nese do te thuash qe rrogat duhen te jene me te larta, ketu biem dakord te gjithe besoj. Dhe une jam i pari qe do i sugjeroja cdo qeverie qe te bente rritje cdo vit te pakten 4-5% mbi inflacionin. Dmth nese kemi nje inflacion mesatar rreth 1,5-2% atehere rrijta e pervitshme duhet te jete mbi 5-6%.

  • Report tv: 01/09/2020 22:38

    Perpos te tjerave, qe duken ska as me voglin diskutim qe ky mumja qe e quan veten akoma kryeminister te nje vendi qe 30 vjet ska shtet por shkon kuturu e per inerci, ve re dicka me ju median e nderuar. Qe jeni hapur dite ne nate te njeanshem pro rilindas e di i madh dhe i vogel, por me cudit fakti qe kur beni lajm me ramen vershojne dhe publikoni komentet kunder tij, kur beni lajme per ate zdromsin bashkise, ate lavatricen e parave te pista te krimit, as behet fjale te publikoni ndonje koment kunder tij. Mos mbani veten me gajret se ai do behet ndonje dite kryeminister, qofte edhe pas 10 vjetesh. Plaku i madh bandit do ta coje ne burg ate shume shpejt e per vete do behet si nano, do sikteriset jetoje ne viene se ka para edhe per 10 breza pa frike. Socialistet e nderuar perseri do presin oren 7 votojne ne diten e zgjedhjeve.

    Përgjigju
  • ert: 01/09/2020 22:27

    Ed rama thote jepni cfar te mundni, pra leke gjoks s*ks... e tjeta e tjera

    Përgjigju
  • Vrojtuesi: 01/09/2020 21:46

    Largohuni e lëshojeni partinë socialiste që e keni kapur për fyti. Organizata Rilindja nuk përfaqëson më socialistët e vërtetë dhe të ndershëm. Ka ardhur koha të qërroheni e të krijoni një parti me emrin e organizatës suaj dhe ta shikoni sa u vlen lëkura, mjaft njollosët partinë socialiste.

    Përgjigju
  • Asambleja: 01/09/2020 20:37

    Po ate ish-ministren 5-rake e keni dobesi ju te Ps-se, ka plote socialiste te ndershem e luftarake Lezha, mbeti per ate mumjen, apo qan per pushtet se i mbeti shtepia pergjysme, keshtu i humbisni votat e socialisteve qe kalojne ne partine"gri".Ajo ngeli duke pasuruar gollot i beri maqedonas,bullgare e i mbajme ne ne Shqiperi se i duhen kesaj nuses se gollobordes per vota. Prishjani fushaten kesaj pules qorre.

    Përgjigju
  • Une: 01/09/2020 20:18

    Rama mund te mos jete me i miri....po me te mire nuk ka sot per sot

    Përgjigju
    • Koli: 01/09/2020 23:24

      He mo mo ja fut kot. Eshte Lleshi njeqund here me i mire. Apo se ka dhe llapen e servilizmit qe cte te them

  • USA.: 01/09/2020 18:41

    Nuk e kuptoj si ka mundesi qe deklarojne mandatin e trete kur keta nje mandat kane fituar sepse i pari filloj me njalat dhe tepsine dhe timonin bashke me Monen dhe Liken.Pa LSIne as deri tek banjoja e kryeministrise nuk moren besimin e popullit.Edhe nje fitore qe moren e moren me Qunat e Damianit qe i ruajten ne "burgje" dhe po i "lirojne" tani para votimeve.Mashtrues te lindur para 90' dhe rilindur pas 90'.

    Përgjigju
  • shperthyesi: 01/09/2020 18:23

    sa poshte kemi rene si popull, skemi alternative dhe ai qe ka ngel ka besimin, pafytyresine dhe guximin tja thote kete popullit te vet haptazi dhe ne sy!! popull i mbaruar...

    Përgjigju
  • Durresi: 01/09/2020 12:09

    Gati per vjefhje te votave mblidhni Nicet o burra

    Përgjigju
    • Lani: 01/09/2020 18:24

      O dursaku 1 vazhdo boj si cub se burgu i ptet te gjith ata plenat qe dolen ne pergjime

    • Durrsaku 1: 01/09/2020 13:51

      O Durresi ishin te PD fillimisht ata bashk me ca te tjer pyet fredin dhe ish ministrin e drejtesis. Nga menyra e te shkruarit duket qe je durrsak autokton i knetes

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion