Polici i arrestuar në Shkodër si i implikuar në një ton kanabis te sekuestruar në Velipoje eshte Enriko Zyle, sipas burimeve të Report Tv është vëllai i zv/ komandatit te kufirit në qarkun verior, Ndrek Zyla.

Sipas burimeve, ai kishte dalë garant te trafikantët për transportonin e drogës nga Shkodra për në fshatin Vilun të Velipojës. Ndërsa patrulla e policisë së Shkodrës ishte vendosur në përgjim, pasi dyshohej për mbështetje të trafikantëve.

Forcat Speciale nga Tiranë mësohet se u kanë thënë policëve të patrullës që të ruajnë furgonin pasi ka disa hajdutë. Në momentin që droga po shkarkohej nga furgoni për në bodrumin e hotelit në Vilun ndërhynë Forcat Speciale nga Tiranë. 

dy.b/shqiptarja.com