1 tetor, nis aksioni anti-
informalitet ndaj biznesit të madh

1 tetor, nis aksioni anti-<br />informalitet ndaj biznesit të madh
Nga dita e parë e muajit të ardhshëm pritet të dalin në terren ekipe të koordinuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, asaj të Doganave, si dhe të Inspektoriatit të Punës, në kuadër të një aksioni kundër informalitetit, që do të ketë në qendër të vëmendjes kryesisht biznesin e madh. Këtë e ka paralajmëruar dje ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë një vizite në një prej ndërmarrjeve të prodhimit të artikujve ushqimore. Por, sa i takon fokusit të aksionit, Ahmetaj sqaroi se, ndonëse do të jetë kryesisht tek sipërmarrja e madhe, nuk do të lihet jashtë vëmendjes dhe kontrollit të territorit fiskal edhe biznesi i vogël. Kuponi tatimor, regjistrat fiskalë, inventarët dhe punësimi e sigurina në punë, do të jenë në vëmendje të aksionit.
 
Kontrollet
“Aksioni fillon më 1 tetor. Institucionet, Tatimet, Doganat dhe Inspektoriati i Punës, të organizuar në grupe të përbashkëta, do të kenë një kalendar të detajuar pune në terren dhe nga zyra, në funksion të objektivit tonë për të zgjeruar bazën tatimore. Por, ndërkohë, duke komunikuar me sipërmarrjen, me instrumentat që kemi dhe nëpërmjet medias, në mënyrë që së bashku të kalojmë në një fazë të re të përgjegjësisë tatimore, duke u bazuar tek vullnetarizmi, duke u bazuar tek transparenca ndaj punës”. Sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka quajtur mandatin e dytë të qeverisjes së tij dhe PS, midis të tjerash, mandat i anti-informalitetit.
 
Derregullimi
Nga ana tjetër, kreu i dikastereve ekonomike shtoi se qeveria, po në muajin tetor, do të ndërmarrë, paralel me fushatën anti-informalitet, edhe atë që quhet “reforma e derregullimit”. “Eshtë një reformë transformuese e shërbimeve publike ndaj qytetarëve dhe sipërmarrjes, duke i thjeshtëzuar autorizimet, licensat, lejet dhe duke bërë të mundur nëpërmjet reformimit të marrëdhënies mes doganave dhe sipërmarrjes apo individëve; tatimeve dhe sipërmarrjes apo individëve; por edhe nëpërmjet dixhitalizimit të shërbimeve, të reduktojmë një masë të madhe radhësh, kërkesash për shërbime që natyrshëm do të jenë më të thjeshta”.
Në këtë mënyrë, në fushën e ekonomisë, qeveria mendon të operojë në dy drejtime të rëndësishme: anti-informaliteti dhe thjeshtëzimi i procedurave, për të vazhduar nismën e fundit të 2016-ës, të inicuar me ligjin e thjeshtimit të procedurave tatimore.
 
Buxheti
Ndërkohë, duket se edhe si 8-mujor Financat kanë arritur të ruajnë performancën pozitive të muajve të fundit në drejtim të realizimit të zërave kryesorë të Buxhetit të Shtetit. Të ardhurat janë realizuar në masën 279.1 miliardë lekë, shpenzimet 282.6 miliardë lekë, etj. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani