Çela: Rritet kultivimi i kanabisit në 4 qarqe, asnjë dokument nga policia për shkaqet, informaliteti pengesë për të hetuar pastrimin e parave

Shqiptarët vazhdojnë të mbjellin kanabis. Shqetësimin e shprehu vetë kryeprokurori Olsian Çela gjatë raportimit për vitin 2019 në Komisionin e Ligjeve. Teksa iu përgjigj deputetit Fatmir Xhafaj për shkaqet e këtij fenomeni, kryeprokurori Çela nënvizoi mungesën e bashkëpunimin me Policinë e Shtetit.

 “Ky është një fenomen në disa qarqe. Kemi vënë re një rritje të kultivimit të kanabisit në qarqet në Krujë, Vlorë, Gjirokastër, ndoshta Shkodra ku problemet janë konstante. Pse ka ndodhur kjo rritje e fenomenit? Në fakt do bëj një analizë paraprake jo vetëm brenda strukturës së Prokurorisë por edhe Policisë së Shtetit, për të kuptuar cilat kanë qenë masat parandaluese nga ana e tyre në këto qarqe.

Cila ka qenë përgjigja e Prokurorisë në raport me referimet që kanë bërë dhe si ka qenë efikasiteti i bashkëpunimit mes Prokurorisë përgjatë vitit 2019? E them këtë sepse janë pikërisht këto elementë që nga analiza që zhvillova në rrethet gjyqësore ua kërkova prokurorëve që ti evidentonin dhe të cilat nuk ishin evidentuar. Nuk ka sot një dokument zyrtar të përpiluar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria për të analizuar shkaqet se pse ka ndodhur”.

Pas kanabisit, informaliteti është muri i dytë që është ngritur në punën e përditshme të prokurorisë. Kjo pengesë vështirëson hetimin e pastrimit të parave-nënvizoi kryeprokurori.  “Ka të bëjë me nivelin e lartë të informalitetit në vendin tonë. Ky nivel informaliteti e bën të vështirë hetimin efikas. Ka të bëjë me një sistem trajnimi jo efikas të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore. Nuk kemi sot një analizë të saktë se prokurorët dhe oficerët që janë të angazhuar sa trajnime kanë marrë?

Përse nuk arrijmë që kontributin që sjellin trajnimet ta kthejmë në rezultate konkrete? Nuk u kemi dhënë asnjëherë përgjigje se nuk i kemi bërë ndonjëherë këto pyetje. Ne vazhdojmë të kemi probleme serioze. Mënyra si ka vlerësuar sistemi gjyqësor hetimet e prokurorisë, nuk kemi pasur praktika të unifikuara. Kjo ka krijuar konfuzion”. Në komisionin e Ligjeve, kryeprokurori Çela raporti se niveli i kriminalitetit në Shkodër është ulur me 3% po ashtu edhe numri i çështeve që janë dërguar në gjykatë gjatë vitit 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 12/05/2020 02:07

    Kanabisi mjekesor te legalizohet dhe prodhohet e shitet nga shteti...do i bjere cmimi....dhe do ndihmohet buxheti..

    Përgjigju
  • Turi: 11/05/2020 22:15

    Mire o ju te ndershmit e botes qe komentoni por Hollanda dhe Spanja mbahen vetem me canabisin dhe asnjeri nuk flet qe jane vende te zhvilluara kurse ju koqet e gomarit thoni qe shpenzoni leke qe ta lini popullin te varfer, jo or jo te mbjellin duke i paguar shtetit takse dhe ik e hano bathe ju traper se ska rruge tjeter per ekonomine e vendit tone

    Përgjigju
  • Niku: 11/05/2020 19:05

    Fakti qe nuk ka nje raport nga Prokuroria EDHE nga Policia, nuk tregon qe s'keni bashkepunim nga policia, tregon qe Prokuroria nuk ka bere punen e saj. E thote vete nje fjali nga kryeprokurori: E them këtë sepse janë pikërisht këto elementë që nga analiza që zhvillova në rrethet gjyqësore ua kërkova prokurorëve që ti evidentonin dhe të cilat nuk ishin evidentuar. Domethene prokuroret s'te kane raportuar per gjithe rastet qe ju ka cuar policia. Mos I bej bisht pergjegjesive dhe atyre prokuroreve qe s'te kane dhene raportin, t'ua varesh koqet ne bige.

    Përgjigju
    • bela: 12/05/2020 00:58

      Shume drejte e ke thene shpresoj ta lexoje ose t'ja thote dikush. Cfare presim e cfarena del

  • Amos Loung Bar: 11/05/2020 18:47

    Harrove qarkun e lezhes

    Përgjigju
  • Latif: 11/05/2020 18:19

    Ne Shtator apo ne Janar?? Kur priten zhvillime te reja?? Po nje vjershe,bathe bathe po nje kokerr

    Përgjigju
  • Tironci: 11/05/2020 17:16

    Mir mo zoti Çela policia po punon si asnjehere duke kapur ne kohe rrekord kriminelet po prokuroret miliardera qe bashkpunojne me kriminelet i lejne te lire,bon kontrodhe me shum ketyre hajduteve prokuror.

    Përgjigju
    • fix: 11/05/2020 18:08

      nuk i leverdis z. Cela kjo pjese qe prokuroret mbyshin thaset duke u tallur me punen e atyre policeve qe punojne dhe ata qe kapin ua leshojne per 1 dite. Deri dhe ankoheshin per gjykatat,tsni per polocine beni punen tuaj me mire se gjeni justifikime

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja