1 ton drogë në Malit të Zi, foto e
biznesmenit shqiptar i arrestuar 

Ndue Pepaj, 27-vjeç, është biznesmeni nga Kopliku i cili është arrestuar në Mal të Zi, gjatë një aksioni antidrogë të policive të të dy vendeve, asaj shqiptare dhe malazeze. Pepaj akuzohet nga Prokuroria në bazë të hetimit se ka qenë kreu i grupit kriminal të strukturuar, të cilët nga Shqipëria kanë trafikuar rreth 1 ton drogë në Mal të Zi, ndërsa më pas e kanë shpërndarë atë nëpër vende të ndryshme. 

Rreth një ton drogë janë konfiskuar gjatë aksionit të policisë “Trick”, i cili u zhvillua në vijim të luftës kundër shpërndarjes së narkotikëve në nivel ndërkombëtar, në bashkëpunim të policisë shqiptare dhe asaj malazeze. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 982 kg marijuanë, 1.7 kg heroinë si dhe rreth 3 kg lëndë e cila përdoret për përzierjen e drogës.
ndue pepaj
(Biznesmeni nga Kopliku i arrestuar në Mal të Zi)

aksioni
(Aksioni "Trick" i policisë)

Lënda narkotike është transportuar drejt Malit të Zi me një automjet tip "VE Polo" me targatë Podgoricës. Lënda narkotike u gjet para ulëses së shoferit. Në prangat e policisë kanë rënë Ndue Pepaj nga Shkodra si dhe Semir Akshabanoviq, Violeta Junèaj, Vaselj Junèaj dhe Đerđ Junèaj, ndersa Don Junèaj dhe Leon Gocaj janë arrestuar me herët, qytetarë malazezë. 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i përbashkët rajonal i koduar “TRICK". Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, ka në ndjekje 1 procedim penal të përbashkët, për veprën penale "Trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", të parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Hetimet për këtë rast janë kryer në bashkepunim të plotë me Policinë e Malit të Zi, Qendrën për Bashkëpunim Rajonal SELEC, Rumani. Më datë 18.12.2017, është finalizuar operacioni i përbashkët rajonal i koduar “TRICK”, duke arrestuar në total 11 persona, nga të cilët një shtetas shqiptar nga Malësi e Madhe, konkretisht shtetasi: Ndue Pepaj, ndërsa shtetasit e tjerë janë nga Mali i Zi. Gjatë kohës së hetimeve këtij grupi i janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike Cannabis Sativa, Heroinë e armë zjarri. Nuk jepen më tepër detaje, pasi në lidhje me këtë grup kriminal hetimet e përbashkëta janë në vijim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës

Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës