1 vit më parë iu mësonte të rinjve sesi të shkonin ilegalisht në Britani, reperi shqiptar arrestohet me 'shtëpi bari'

1 vit më parë iu mësonte të rinjve sesi të shkonin ilegalisht në Britani, reperi shqiptar arrestohet me 'shtëpi bari'

Dijonis Biba dhe Ervin Delija

Reperi shqiptar, Dijonis Biba ka rënë në prangat e policisë britanike së bashku me shokun e tij pasi kishin përshtatur një shtëpi për kultivimin e lëndëve narkotike.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja arrestimi i Dijonis Bibës, 20 vjeç dhe shokut të tij Ervin Delija, 24 vjeç ka ndodhur në fillim të këtij viti pasi pas kontrolleve të ushtruara nga Policia janë konstatuar katër shtëpitë në adresën, Wren Street in Hillfields. Në katër banesat janë gjetur 210 rrënjë kanabisi që arrinin vlerën rreth 350 mijë euro.

Dy të rinjtë ishin vendosur kamera sigurie për të monitoruar vendin ndërsa kishin ndërhyrë edhe në matësin e energjisë elektrike në mënyrë që mos të harxhonin shumë energji elektrike, e për rrjedhojë të mos binin në sytë e policisë.

Dijonis Biba dhe Ervin Delija janë dënuar me 15 muaj burg dhe në përfundim të dënimit do të dëbohen nga territori i Mbretërisë së Bashkuar.

Reperi Dijonis Biba është një emër i njohur për mediat britanike pasi në dhjetor të vitit të kaluar prestigjozja 'Daily Mail' i ka dedikuar një artikull pasi Biba publikonte video ku iu shpjegone të rinjve ide sesi mund të futeshin ilegalisht në Britani.

Vendi ku dy të rinjtë kultivonin kanabis

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Meloni krah Ramës pas emisionit 'Report' të Rai3: U linçua se ndihmoi Italinë

Meloni krah Ramës pas emisionit 'Report' të Rai3: U linçua se ndihmoi Italinë