1 vit nga ardhja e PS-LSI në pushtet
Suksese në ekonomi e rendin publik
“23 qershori” i ditës së sotme shënon edhe 1-vjetorin e ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, pas 8 vitesh të vështira në opozitë. Zgjedhjet nga koalicioni i majtë, që garoi në moton “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, u fituan falë edhe bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
TIRANE- “23 qershori” i ditës së sotme shënon edhe 1-vjetorin e ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, pas 8 vitesh të vështira në opozitë. Zgjedhjet nga koalicioni i majtë, që garoi në moton “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, u fituan falë edhe bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Si koalicion e majta mori 84 mandate, ndërsa si parti Socialistët morën 65 deputetë, ndërsa LSI mori 18 dhe PBDNJ 1.
Ky 1-vjetor e gjen qeverinë shqiptare në kulmin e punës, ku padyshim lufta ndaj krimit të organizuar u duk qartazi edhe në super operacionin kundër trafikut dhe mbjelljes së drogës në fshatin e Lazaratit.
Gjithashtu qeveria pritet të arrijë një tjetër sukses të rëndësishëm, që është marrja e statusit të vendit kandidat nga shtetet Anëtare të BE.
Një tjetër sfidë e rëndësishme mbetet ekonomia, ku sipas shifrave zyrtare që vijnë nga qeveria vetëm në 8 muajt e fundit, janë krijuar 25 mijë vende të reja pune. Por deri në përfundim të mandatit të parë e majta ka deklaruar shifrën ambicioze për hapjen e 250 mijë vendeve të reja të punës.
Ndërkohë pritet që vendi të shënojë edhe një rritje të lehtë ekonomike, falë investimeve publike, heqjes së taksave ndaj biznesit, lehtësirat fiskale ndaj biznesit të madh, etj.
Për sa i përket kabinetit qeverisës në këtë 1-vjetor nuk ka asnjë ndryshim ministrash. Qeveria nuk ka parashikuar aktivitete zyrtare me këtë rast, por pritet një ceremoni e thjesht, që do përkojë edhe me marrjen e statusit të vendit kandidat.
Rama uron në "Facebook": Krenar dhe mirënjohës për të gjithë ju.Rama ka publikuar një kartolinë urimi në rrjetin social “Facebook” për fitoren e para një viti në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.
“Një vit më pas, krenar e mirënjohës për të gjithë”- shkruan Rama mbi kartolinën e publikuar në “Facebook”.
(kartolina e publikuar nga Rama në Facebook për 23 Qershorin)
Redaksia Online
(e.s/a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.5%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 6898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42