Një zjarr pranë pompës së ujit në fshatin Lazarat është konstatuar pas mesnate.
Pas kësaj, zjarrfikësit e Gjirokastrës mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë menjëherë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke i vënë nën kontroll në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Zjarri u konstatua në afërsi të së njëjtës zonë ku ishte regjistruar një vatër zjarri tre ditë më parë. Dyshohet se mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa organet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Nga zjarri nuk pati dëme materiale.









Komente
Komento