1 vit nga ndërhyrja në Lazarat 
Prokuroria "harron" Dasho Alikon 

1 vit nga ndërhyrja në Lazarat <br />Prokuroria
Qershor 2014: Policia e Shtetit nis operacionin masiv në fshatin Lazarat e konsideruar për 2 dekada “Republika e Kanabisit”.

24 Qershor 2015: 1 vit nga ndërhyrja e policisë në fshatin rebel një grup të rinj të drejtuar nga vëllezërit Arbjon e Alban Aliko qëllojnë mbi policinë duke vrarë me snajper efektivin e RENEA-s Ibrahim Basha.

Basha u ekzekutua dhe dy kolegët e tij Perlat Hamitaj dhe Jetmir Isai u plagosën gjatë aksionit në Lazarat për kapjen e grupit të armatosur. Për këtë ngjarje në pranga janë 12 persona mes tyre dhe vëllezërit Aliko të arrestuar 4 ditë pas një operacioni masiv, pasi të rinjtë ishin larguar nga fshati dhe fshiheshin në pyllin e Kardhiqit.

Por çfarë ndodh me hetimet e operacionit “Lazarati 2014” në të cilin nga Policia e Shtetit u procedua penalisht dhe ish-kreu i komunës Dasho Aliko i cili rezulton të mos ketë lidhje familjare me dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e specialit të RNEA-s.

A1Report është interesuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme për rezultatin e këtyre hetimeve. 

Sipas akuzës, një 1 vit pas operacionit në qershor 2014 në Lazarat hetimet janë mbyllur për 100 persona, të cilët janë në statusin e të pandehuri. Mes të pandehurve, 80 nga Prokuroria e Gjirokastrës për kultivim kanabis dhe 20 pranë Krimeve të Rënda, mes tyre dhe Gate Mahmutaj.

Për sa i përket procedimit penal ndaj kreut të komunës prokuroria sqaron se hetimet janë të hapura jo vetëm për Dasho Alikon por një sërë personash të tjerë për të cilët po punohet me Policinë e Shtetit për mbledhjen e provave në ngarkim të tyre.

Policia ndërmori një vit më parë në Lazarat të Gjirokastrës superoperacionin për çrrënjosjen e çdo bime narkotike të mbjellë në këtë fshat.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin

Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin