TIRANË - Kreu i PD, ka reaguar për deklaratën e bërë nga Kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Sipas Bashës, Rama duhet të japë shpjegime për premtimet e pambajtuar të 23 qershorit dhe të kërkojë falje për mashtrimet e një viti më parë.
“Do kishte qenë më e ndershme të jepte shpjegim pse liberalizimet nuk janë falas, por janë më të shtrenjta, pse shëndetësia nuk është falas por është degraduar”- tha Basha i cili theksoi se nuk është realizuar asnjë projekt publik dhe se nuk është hapur asnjë vend i ri pune, madje sipas tij shqiptarët kanë humbur mijëra vende pune këtë vit.
Për kreun e opozitës nuk ishte vendi sot që Rama të shkëmbente medalje me ministrin e Brendshëm dhe të shpifte ndaj opozitës, pasi njerëzit kanë humbur sigurinë.
Më tej Basha theksoi se e vetmja gjë me vend që tha Rama ishte se “nuk keni parë asgjë akoma”, sipas Bashës kjo është e vërtetë pasi gjërat me Edi Eamën Kryeministër do shkojnë keq e më keq.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO