Një ditë simbolike jo vetëm e fëmijëve, por ky është edhe muaji i lindjes së njeriut dhe zërit më të fortë të kulturës, studiuesit dhe historianit Moikom Zeqos.I pari nga koleksioni i krijimtarisë “Gjyshi Moikom”, pas botimit të veprës “Libri i Minifabulave”me rastin e Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve në Muzeun Historik Kombëtar në kryeqytet u çel ekspozita me ilustrimet origjinale të librit, nga artistja Enkeleida Ester Prifti.
Pjesëmarrëse në aktivitet ishte edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila e quajti ekspozitën me punime ilustruese në akuarel, një koleksion të pasur e të rrallë dedikuar fëmijëve, prindërve , edukatorëve dhe mësuesve.
“Duam që institucionet tonë të jenë jo vetëm hapësira për turistët, për historianët, shkencëtarët e studiuesit në përgjithësi po të jenë sa më shumë hapësira për fëmijët. Edhe kjo është një simbolikë që fëmijët të kenë mundësinë të vijnë në Muzeun Historik Kombëtar sot me një shkak të vogël me ilustrimet, me shfaqjen e një libri të ri për por mbi të gjithë që ata të afrohen më shumë me institucionet e artit dhe kulturës”, tha Elva Margariti.
Vetë autorja e ilustrimeve Enkeleida Prifti, u shpreh se me krijimtarinë e tij Moikom Zeqo është një kryefjalë frymëzimi.
"Absolutisht, sigurisht kryefjala e të gjithë këtyre punimeve është Moikom Zeqo dhe mundohem sadopak që të kontribuoj në ruajtjen e vlerave për njerëz të shquar si ai. Nëse ja kam arritur qoftë edhe një tablo të vetme do të thotë që unë misionin e kam kryer”, tha Prifti.
Autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike dhe historisë së artit Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 dhe humbi jetën në qershor të 2020. Ekspozita me ilustrime të pikturave në akuarel do të qëndrojë e hapur në Muzeun Historik Kombëtar, deri më 15 qershor 2021.
Moikom Zeqo
I.K//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3768
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Kompania: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor, 11:36