Pabarazia/ Mjekët në burg për një bakshish, por trafikantët dhe kamikazët e rrugës qëndrojnë në shtëpi, ish zyrtarët e korruptuar ‘dënohen’ me punë publike

Shprehja e famshme se “të gjithë janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë”, vijon të mbetet aktuale në Shqipëri, ndonëse sistemi i drejtësisë i është nënshtruar një reforme të thellë dhe radikale. Të fortët dhe të pushtetshmit vijojnë të gjejnë hapësira për t’i shpëtuar veprimit të ligjit, ndërsa legjislacioni penal vepron fort mbi të dobëtit në raport me veprën penale për të cilën akuzohet. Operimi me dy standarde dhe pabarazia para ligjit është më e theksuar tek masa e sigurisë paraprake. Një ditë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dha masën ekstreme të sigurisë “Arrest me burg” për dy mjekët e QSUT-së, Ervin Sulaj dhe Serdi Memini si dhe për infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj, me pretendimin se kanë marrë 50 mijë lekë dhuratë nga prindërit e të plagosurit në masakrën e Velipojës, Elmidin Dyli.

Dy mjekët dhe infermierja u arrestuan dhe më pas u lanë në burg, bazuar në një bisedë të përgjuar të nënës së të plagosurit, e cila i kishte thënë infermieres se do t’i çonte “një dhuratë 500 mijë lekë të vjetër doktorit", pas operimit të djalit. Kodi i Procedurës Penale parashikon se për aplikimin e masës së sigurisë së ‘arrestit me burg’ merren parasysh disa rrethana si rreziku i largimit të të pandehurit, pesha e veprës penale, rreziku i prishjes së provave nga i pandehuri, rreziku për të kryer krime të tjera etj. Tre punonjësit e shëndetësisë duket qartë se nuk plotësojnë asnjë nga këto kushte dhe se po trajtohen si kriminelë të rrezikshëm. Megjithatë, prokuroria dhe gjykata e kanë vlerësuar ndryshe këtë rast.

Por, ndërkohë që dy mjekët dhe infermierja janë mbyllur në qeli për një dhuratë të pretenduar me vlerë 50 mijë lekë, sot, trafikantë droge, kamikazë rruge dhe të arrestuar për armëmbajtje pa leje, po shijojnë lirinë ose janë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Tre ditë më parë, prokurori i Vlorës Maksim Sota, punonjës i policisë së Kavajës Artur Krasniqi, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit Ilirjan Balla dhe Luan Zylyftari u dërguan në shtëpi nga Gjykata Speciale. Ata u arrestuan në kuadër të megaoperacionit “Shpirti”, ku në bashkëpunim me agjencitë partnere të zbatimit të ligjit u shkatërrua një organizatë e mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjykata aplikoi masën e sigurisë arrest me burg për 24 të arrestuar, ndërsa ‘arrest shtëpie’ për 4 të arrestuarit në fjalë, edhe pse që të gjithë janë pjesë e të njëjtit grup kriminal, që merrej me kultivim dhe trafik droge, një vepër kjo shumë e rëndë penale, për të cilën parashikohet mbi 10 vite burg. Pabarazia para ligjit është masive. Në 17 qershor 2021, Gjykata Speciale gjeti fajtore për shpërdorim detyre ish-kryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, por e dënoi atë me vetëm një vit burg. Rami nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi dënimi iu konvertua në ‘me punë në interes publik’.

Ndërkohë që mjekët janë mbyllur në burg për 50 mijë lekë dhuratë nga një familjarë, që gjithsesi është e paligjshme, Jehon Breçani, djali 19-vjeçar i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani, i cili i këputi këmbën 23-vjeçares Xhesina Gega, qëndron në shtëpi. Jehon Breçani u arrestua në 11 qershor 2021, pas plagosi rëndë me makinë në rrugën  "Xhanfize Keko", të renë Xhesina Gega, teksa po ecte me shpejtësi skëterrë. Jehon Breçani u lirua nga burgu disa ditë më pas, në mënyrë tejet të dyshimtë. Vendimi ishte një mesazh inkurajimi për të gjithë kamikazët e tjetër të rrugës, të cilët po gjymtojnë dhe marrin jetë njerëzisht të pafajshëm, vetëm për shkak të arrogancës, luksit dhe papërgjegjshmërisë në timon.

Në 18 qershor 2021, Gjykata e Tiranës mbylli me pafajësi dhe pa asnjë ditë burg masakrën në ish-Bllok,  në vitin 2018. Ish komando Merviol Bilo ja hodhi pa asnjë ditë burg pas vrasjes së Fabiol Gaxhës si dhe plagosjes së rëndë të Elion Hatos dhe Ervis Martinaj. Bilo u shpall i pafajshëm për vrasjen e Fabiol Gaxhës, me argumentin se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Bilo u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, por nuk do të bëjë asnjë ditë burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi iu reduktua në 4 vite e 8 muaj burg në shërbim prove. Protagonisti i masakrës në ish-Bllok, me një viktimë, dy të plagosur rëndë dhe armëmbajtje pa leje, sot është i lirë pa bërë asnjë ditë burg, ndërkohë që dy mjekë dhe një infermiere sot janë në burg për një dhuratë të pretenduar.

/KT/Shqiptarja.com

Komente

  • CaC Angjeli RREZIK KOMBËTAR në KORRUPSION , VJEDHJE , ZHVATJE , GRABITJE , PLAÇKITJE të SHTETIT SHQIPTAR dhe HAJDUTËRI: 08/07/2021 11:43

    SUPER GAZETAR Adriatik Doçi !!! Shkruan vetëm me FAKTE dhe me PROVA dhe kur e mendon që është edhe DJALĒ shumë i RI , dhe NUK ka shumë EKSPERIENCË !!! BRAVO BRAVO BRAVO

  • Jim: 08/07/2021 06:01

    Eshte turp per nje mjek qe te marre leke ka bere betimin si mjek Po doje leke te shkoje te privati Askush nuk ka te drejte te marre leke.

  • Bala: 08/07/2021 05:54

    Te nderuar komentues. Keni te drejte qe zemeroheni. Kjo eshte e verteta, ne burg ata qe thjesht marrin para, si doktoret. Kurse ato qe kryejne krime te sofistikuara, rrine ne shtepi. Te kuptohemi. Keto nuk jane denime se akoma nuk jane hetuar e gjykuar. Thjesht masa arresti ose sigurie personale. Dhe qe kur kerkohet nga prokurori dhe vendoset nga gjykata ka disa kushte. Si rrezikshmeria e personit, rreziku i ikjes, nderhyrjes ne hetime etj. Megjithe mish mashin e gazetarit qe ende nuk e ka idene e ligjit penal, te tilla masa arresti jane qesharake ne raport me rendesine e vepres qe u atribuohet. Pra kuptohet, qe edhe fundi do jete qesharak. Gazetari i papare qe shkruan kaq bukur lete rishohe njehere arrestet e atyre te termetit. I rrasen ne qeli per sy te botes e qef te Rames dhe tani jo vetem qe jane te lire por dhe te pafajshem! Kane marre dhe leket per padrejtesi.

  • Salazar: 07/07/2021 21:34

    Per te disaten here , ridel ne skene i ashtuquajtur korrupsion ne shendetsi, si kolateral i ngjarjeve te renda kriminale ne vend, ku ne asnje rast nuk vertetohet qe mjeket kerkojne para, por vetem qe ata pranojne para kur iu japin ne forme dhurate per nje pune te bere,nderkohe na eshte vrare pa fund veshi me deklarime pasurish zyrtaresh me pushtet ne kete vend ku thuhet, kete ma dhuroi ky, e kete ma dhuroi ai, e nuk kemi pare asnje procedim penal per keto dhurata,Perfundimisht problemi nuk eshte i mjekeve ata vazhdojne te mbeten njerezit me te mire te ketij vend, problemi mbetet tek shoqeria shqiptare qe eshte zhytur ne batak. Mos harroni edhe nje gje , mjeket sado te korruptuar te jene NUK JANE PUSHTET NE KETE VEND luftoni korrupsionin ne 4 pushtetet se ato e gerryejne sistemin dhe mund ta shembin shoqerine. mos u merrni shume me mjeket

    • Nano: 07/07/2021 22:18

      Bir Salazar i memes, ke te qaj me pare

  • Ismaili: 07/07/2021 21:15

    Tju vij turp o gjyqtar, prokuror dhe politikan qe burgosni doktorra. Mos harroni qe gjithe studentet e mjekesise po ikin jashte, te gjithe mjeket po ikin jashte, tu vij turp qe nuk i rrespektoni per punen qe bejne, por dini te thoni mori dhurata e leke. Turp per paradoksin dhe imazhin qe i keni prishur mjekeve te shkrete. O prokurora O gjykatesa O politikane O police, lironi menjehere mjeket se do e paguani nga zoti nje dite

  • Enver hoxha: 07/07/2021 21:14

    Eh more populli im si u katandiset ne kohen time ,doktorrin te merrte lek e varja ne litare..eh more popull si u katandiset.

  • Naldi: 07/07/2021 21:12

    Arsyetimi eshte shume i sakte, por duhet korrigjuar dicka: ajo qe marrin mjeket nuk eshte bakshish i dashur artikullshkrues, por eshte gjobe e imponuar

  • Latif: 07/07/2021 20:39

    Te lumte pena o Adriatik Doci!

  • Toni: 07/07/2021 20:14

    Mjeket e shkrete me 500 mij leke rroge, rrin gatitu te marin ndonje dhurate se ky shtet i ka harru, dhe tani i denon dhe ne burg. Turp te keni qe merreni me mjeket qe ju kane shpetuar jeten

  • Miku nga Mesapliku: 07/07/2021 20:07

    O derman nuk behet me ai vend , e ka marr perroi cecoit para 30 vitesh. Merrni leckat e ja gurrmisni jashte , sic ja kemi ber ne a tu befsha

  • Qwert: 07/07/2021 19:37

    Mjeket doktorrat jan shtresa me e ulet e shoqeris ..ptu njerez te poshter..

  • Taku: 07/07/2021 19:28

    Po pra, shkarkuan dhe gjyqtarë për 2-3 mijë euro në 20 vite historik pune (kuptohet jo të gjithë, se kishte dhe me qindra mijëra euro). Të paktën mjekët ato para të pa justifikuara i kanë patur një dorë, jo në 20 vite

  • Cedo: 07/07/2021 19:25

    Ku esht juri kim,pse juk ben zhurem per kto gjera,kjo esht arsyeja pse njerzia po ikin nga ky vend. Daullet bien per ata qe kane veshe

  • Beni: 07/07/2021 18:37

    Kjo eshte drejtesia pra,alla shqiptare.Mere me long,se mishi maroi.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull