Mijëra shqiptarë iu bashkuan sot protestës në Shkup me moton "Drejtësi, Dinjitet, dhe Demokraci", e organizuar nga Këshilli që përfaqëson disa parti opozitare.
“Dita D” ishte motoja e protestës së sotme që ngërthen mesazhin “Drejtësi, Demokraci, Dinjitet”, mesazh ky që iu drejtua edhe Bashkimit Evropian në Ditën e Evropës, me kërkesë për të ndihmuar shqiptarët e Maqedonisë për të qenë të barabartë në këtë shtet dhe për të siguruar drejtësi për viktimat e ngjarjeve të përgjakshme të 9 majit të vitit të kaluar në Kumanovë.
Protestuesit, nga parku i Çairit të Shkupit marshuan në mënyrë paqësore deri para qeverisë së Maqedonisë, ku edhe organizatorët shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisjes aktuale VMRO-BDI.
Nga ana tjetër, Maqedonia është në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të protestave të shumta, që po vazhdojnë pothuajse që një muaj.
Redaksia Online
Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA