10.000 fëmijë refugjatë të humbur
në Evropë, dyshohet për trafikim

10.000 fëmijë refugjatë të humbur<br />në Evropë, dyshohet për trafikim
Rreth 10.000 fëmijë emigrantë që kanë udhëtuar gjatë fluksi të refugjatëve të paligjshëm në Evropë rezultojnë aktualisht të pagjetur. Lajmi është publikuar nga agjencia e policisë së Bashkimit Evropian, raporton CCN.

Sipas një zëdhënësi të Europol dyshohet se këta fëmijë janë trafikuar nga persona të cilët janë gjithashtu refugjatë. 
Leonard Doyle , zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim , është shprehur se është tronditur nga kjo gjendje aktuale në Evropë .

" Ne mendojmë se kjo është tronditëse dhe po kështu ka edhe shumë të miturit të tjerë të pashoqëruar dhe ilegal të cilët janë ekspozuar ndaj trafikimit dhe rreziqeve të tjera ", tha Doyle .
Ai shtoi me tej se kjo është një kthesë në historinë e fundit tragjike të migrimit në Evropë dhe duhet të mbrojmë këta të rinj gjatë qëndrimit të tyre në Evropë.

Shumë prej këtyre fëmijë të trafikuar janë refugjatë nga Siria, të cilët u larguan nga lufta që po ndodh në vendin e tyre s i shkak i Shtetit Islamik (ISIS). Po kështu ka edhe refugjatë të tjerë që vijnë nga vendet Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut , duke u përpjekur për t'i shpëtuar varfërisë dhe persekutimit.

CCN raporton se sipas shifrave të IOM-it ekzistojnë së paku shifrat se 3,695 emigrantë janë mbytur ose zhdukur muajt e fundit, duke tentuar të kapërcejnë detin me varka. 
Për këto arsye disa vende janë të detyruar të marrin refugjatë ,si pasojë e fluksit të madh në Evropë. Këto kanë qenë arsyet që disa vende të marrin masa të ashpra mbi qëndresën dhe futjen e emigrantëve në vendin e tyre.

Danimarka, për shembull, ka miratuar kohët e fundit një ligj të diskutueshëm për të kapur gjërat e vlefshme të azilkërkuesve për të ndihmuar të mbuluar shpenzimet e tyre. Ndërsa populli gjerman po reagon me protesta të shumta për këtë çështje.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë