10 besëtytnitë që shqiptarët
akoma i besojnë edhe sot
Besëtytnitë padyshim që janë pjesë e çdo populli, dhe për to ende dëgjohet të flitet edhe tek shqiptarët. Ne akoma vazhdojmë të besojmë disa prej besëtyrnive të krijuara ndër vite. Ka edhe nga ata që nuk i besojnë por mjafton që i përmendin, kur shohin një mace të zezë për shembull.
Besëtytnitë padyshim që janë pjesë e çdo populli, dhe për to ende dëgjohet të flitet edhe tek shqiptarët. Ne akoma vazhdojmë të besojmë disa prej besëtyrnive të krijuara ndër vite. Ka edhe nga ata që nuk i besojnë por mjafton që i përmendin, kur shohin një mace të zezë për shembull.
Kur macja e zezë “të pret” rrugënNëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me veturë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.
E martja ‘e zëzë’Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.
Prerja e thonjve natënBesëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.
ParatëBesohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.
GëzimiThuhet se kur dy persona flasin përnjëherë fjalën e njëjtë rastësisht, do të gëzohen në një të ardhme të afërt ose dikush i shan.
LemzaNdoshta ende e dëgjoni thënjen “po të përmend dikush” kur keni lemzë, por kjo nuk është asgjë më shumë se një reagim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës që sjellë daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësirës së laringut).
Akrepat e orësA thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e celularëve të mençur, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.
Patkoi i kalitBesohet se patkoi i kalit i vendosur në derën e hyrjes në shtëpi e mbron shtëpinë nga krijesat e liga dhe sjellë fat e pasuri. Por, sigurohuni që patkoi të jetë i vendosur në këtë mënyrë, pasi në anën tjetër pasuria do të ju ‘derdhet’ e tëra.
Hurma në kuletëKa shumë vite që besohet se të mbash një bërthamë të hurmës në kuletë, kuleta juaj nuk do të mbetet kurrë pa para.
Pasqyra e thyerThuhet se pasqyra e thyer ka fuqi që të sjellë gjëra të këqija në jetë, që nëse shikoheni në të, fati u ‘shtyhet’ për shtatë vite.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.6%
-
Trump
48.4%
-
S'kam mendim
4%
Vota total: 9525
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Amerika vendos/ Një nga shtetet me më shumë shqiptarë, ja kur dalin rezultatet e zgjedhjeve në Florida
5 Nëntor, 18:24
-
Amerika vendos/ I shoqëruar nga bashkëshortja, Donald Trump voton në Florida: Ndihem shumë i sigurt
5 Nëntor, 18:04
-
‘Hetimori’ i Shëndetësisë, dëshmon ministrja Albana Koçiu: Check-up e sterilizimi, vlerë e shtuar në shëndetësi! Akuzat e opozitës? Koncesionet arritën qëllimet
5 Nëntor, 17:47
-
Lumë propozimesh për rishikime taksash, nga TVSH-ja në bujqësi, sigurimi i banesave tek rritja e pagës minimale vetëm për të rinjtë
5 Nëntor, 17:45
-
Zbulohen portrete dhe figura shenjtorësh gjatë punimeve në Kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit
5 Nëntor, 17:44
-
Amerika vendos sot/ Thirrja e Biden: Bëni histori, votoni Kamalën
5 Nëntor, 17:42
-
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
5 Nëntor, 17:34
-
U përfol se ishte shtatzënë, reagon Artjola Toska: Janë të rreme! Shpifja është vepër penale
5 Nëntor, 17:30
-
Eduard Zaloshnja: Donaldi s'do ta pranojë humbjen, nëse humbet…
5 Nëntor, 17:28
-
Rama në Selanik/ Elezi: E përdor nacionalizmin si mjet për votën e diasporës! Bala: Oksigjeni i Greqisë për pretendimet në Shqipëri është opozita
5 Nëntor, 17:24
-
‘Refuzohet minimumi jetik 200 euro i propozuar nga opozita’, Ministria e Financave: Propozimi ishte i paplotë dhe i pastudiuar!
5 Nëntor, 17:19
-
I mori 1000 euro rryshfet 68-vjeçares për të pushuar çështjen ndaj djalit të saj, SPAK çon në GJKKO dosjen e oficeres së policisë gjyqësore Elbasan
5 Nëntor, 17:19