Mes tensioneve dhe debateve u miratua në Kuvend pak pas mesnate reforma e re administrativo-territoriale.
Projektligji mori 85 kartonë jeshil, duke i hapur rrugën kështu ndarjes së re administrative me 46 bashki, 11 vite pas ndarjes së fundit.
I pranishëm në seancë vetëm për të marrë pjesë në votim ishte edhe kryeminstri Edi Rama. Ndërkohë kartonin jeshil e ngriti edhe një prej kundërshtarëve më të fortë të kësaj harte të re Erion Braçe.
Vetëm pak sekonda para se të bëhej votimi, në seancë u shfaq edhe ish zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila nxiti më shumë tensionet me opozitën.
Gazment Bardhi hodhi ujë në drejtim të Ballukut, ndërkohë që deputetët e tjerë goditën me shishe në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Nuk munguan as sulmet me sende të forta e vezë.
Pas mbylljes së seancës, Braçe u tha gazetarëve se votën PRO do ta shpjegonte gjatë ditës këtë të premte.
Reforma Territoriale u miratua me 85 vota pro mes tensioneve në Kuvend.
Pas mbylljes së seancës Braçe tha se do ta sqaroj nesër votën e tij.
“Jam kundër, do e sqaroj nesër”, tha Braçe teksa po largohej nga Kuvendi.



