Futbolli nuk ka vetëm golashënues, por ka edhe dribluesit të cilët bëjnë të mundur aksionet që të finalizohen në gol.

Lojtarët që driblojnë pëlqehen më shumë nga të gjithë.

Dribluesit e mëdhenj krijojnë hapësira për lojtarët dhe atraksion për tifozët.

"Cies Football Observatory", ka bërë një renditje me lojtarët që kanë kompletuar më shumë driblime.

Në këtë klasifikim në vendin e parë është Adama Traore i Middlesbrough, që kryeson me 70% apo 194 driblime.

Vendi i katërt është për Neymar, ndërsa Lionel Messi është në vendin e gjashtë.

Klasifikimin e mbyllin Amine Harit i Nantes dhe lojtari i parë nga Serie A, Felipe Anderson i Lazio.

Në 10 dribluesit më të mirë, gjysma prej tyre luajnë në Kampionatin Anglez dhe vihet re që në këtë listë mungon Christiano Ronaldo. 

triblues

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com