Monica Bellucci
Tiranë, 5 Janar / ATSH/ - Hollywood Buzz ka publikuar së fundmi listën e tij me klasifikimin e 10 femrave më të bukua të vitit 2014. Më poshtë eshte renditja e 10 bukurosheve të zgjedhura prej Hollivudit.
E besoni apo jo, Monica Bellucci, aktorja Italiane, e cila e ka filluar karrierën e sajë si modele në moshën 13- vjeçare, renditet e para në Top 10 e Hollivudit, ndërkohë që shoqëruesja e parë e saj (pra e dyta në klasifikim) vjen Kate Upton, bukuroshja, e cila pasi e nisi karrierën e saj në vitin 2008, dhe u bë edhe imazhi i
Angelina Jolie
revistës "Guess" në vitet 2010/2011, spikati me daljet e saja në "Sports Illustrated Swimsuit Issue".
Shoqëruesja e dytë e Belluccit (vendi i tretë) nuk mund të ishte tjetër kush përveç aktores së njohur Angelina Jolie, e cila është bërë e njohur së fundmi edhe si humanitare (bamirëse) e madhe, skenografe, shkrimatre, pra e "Multitalentuara" dhe bukuroshja e Hollivudit, edhe pse gëzon një vëmëndje botërore dhe është një yll i vërtetë në Hollivud, është renditur e treta nè listën 10-teshe, e cila në vëndin e 4-t ka renditur Aishwarya Rai Bachchan, ish- "Miss Bota",  aktorja, e cila përveç bukurisë dhe aktrimit, konsiderohet dhe ka një influencë mjaft të madhe edhe në Indi.
Irina Shayk
Ndërkohë që vendi i 5-të i përket dashurisë së futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, të cilën gjithë bota e njeh që quhet Irina Shayk. Modelja ruse, dashuria e jetës së "Topit të Artë Madrilen", është e njohur pë daljet (aparencat) e saja në "Sports Illustrated Swimsuit Issue" që prej vitit 2007 e deri në vitin 2013.
Meryem Uzerli është emri i aktores turko-gjermane, e cila u bë e famshme me rolin e saj në filmin "Hurrem Sultan", emër qe  renditet i 6-ti në klasifikimin befasues Holivudian, klasifikim qe në vendin e 7-të sjell super-yllin e quajtur Charlize Theron. Bukuroshja, e cila në çdo aparencë të saj ndjell mjaft vëmëndje dhe që ngjall një sharm unik, e rriti famën e saj në vitin 1990 me rolin në filimin "Avokati i djallit" dhe ndonese e gjithë bota nuk ka rreshtur kurrë së admiruar me ëmbëlsi portretin e aktores profesioniste, ajo renditet çuditërisht e 7-ta më e bukur për vitin 2014.
Charlize Theron
Ndërkohë që Amber Heard, modelja dhe aktorja e njohur amerikane, e cila e ka filluar karrierën që prej vitit 2007 në një show televiziv të quajtur "Hidden Palms", edhe pse shkëlqen në ekran edhe ku është përkrah të dashurit të saj, aktorit të njohur Johnny Depp, renditetet e 8-ta, dhe ajo befasisht ndiqet as më shumë dhe as më pak, por nga ...... Rihanna! Këngëtarja nga Barbados, e cila suksesin parë e ka arritur në moshën 16- vjeçare, e që tashmë është një idhull në gjithë planetin, vjen e parafundit në listën qe mbyllet me emrin e aktores së famshme, Scarlett Johansson.
Kjo e fundit, edhe pse është një femër model në Amerikë dhe është konsideruar si një ndër femrat më të bukura të Hollivudit, që prej daljes së sajë të parë, Johansson është pikërisht emri i cili mbyll listën e 10 femrave më të bukura të Hollivudit.
/k.m//a.ke/