Në ditën e pestë të protestës, një grup protestuesish janë mbledhur sërish para godinës së Ministrisë së Arsimit. Deri më tani nuk janë regjistruar incidente. Protesta ka nisur e qetë dhe pa hedhje gurësh, por vetëm me disa përplasje verbale me efektivët.
Ata kërkuan llogari për një episod të regjistruar gjatë ditës së djeshme, kur një efektiv shtyu me forcë një protestues 21-vjeçar.
“Ku është komandanti? Të vijë të marrë përgjegjësinë për vartësin e vet që hodhi dikë në rrugë. Komandant? Nuk duhet të rrihen njerëzit”, u shpreh protestuesi.
Mes turmave ka edhe protestues të maskuar, të cilët kanë udhëhequr aktet e dhunës 4 ditët e protestës.
Mbetet për tu parë se si do të vijojë protesta gjatë ditës, pasi mbrëmjen e djeshme u shënua papritur një moment shtensioni. Pasi ishin përplasur për orë të tëra me shkëmbim gurësh dhe gazi lotsjellës, një grup protestuesish ndalën sulmet ndaj uniformave blu dhe e mbyllën në shkallët e Kryeministrisë vetëm me thirrje dhe pankarta.
Lajmi në përditësim....
Kanë nisur tensionet e para në protestën para Ministrisë së Arsimit. Protestuesit me maska shkulën kangjellat e trotuarit pranë godinës së ministrisë dhe i vendosin në mes të rrugës.
Protesta në Durrës nisi me revansh. Një grup të rinjsh dëmtuan fasadën prej xhami të Postës Shqiptare. Rreth 50-60 të rinj u grumbulluan fillimisht pranë Pallatit të Kulturës, vijuan marshimin drejt Mauzoleut të Dëshmorëve dhe më pas drejt Postës, ku përmbysën disa kosha mbeturinash dhe goditën derën e institucionit.
Kjo është hera e dyte qe goditet Posta, të cilët e konsiderojnë simbol të vjedhjes. Kujtojmë se në hetim për vjedhjen e 700 mijë eurove janë ish-drejtoresha dhe disa punonjëse të institucionit.
Sakaq, policia ka nisur shoqërimet e të rinjve protestues.
Një protestues i maskuar është ngjitur mbi murin rrethues të Ministrisë së Arsimit, duke valëvitur flamurin ‘autokton’.
Në ditën e pestë të protestës para Ministrisë së Arsimit, shënohet një tjetër moment paqeje mes protestuesve dhe policisë. Një efektiv i ka zgjatur dorën një protestuesi të maskuar, ndërsa deri më tani tubimi po zhvillohet pa incidente.
Një protestues është përplasur verbalisht me një grup policësh, duke u kërkuar llogari për një episod të regjistruar gjatë ditës së djeshme, kur një efektiv shtyu me forcë një protestues 21-vjeçar. Ky i fundit vijon të jetë i shtruar në spital, në repartin e Neurokirurgjisë.
“Ku është komandanti? Të vijë të marrë përgjegjësinë për vartësin e vet që hodhi dikë në rrugë. Komandant? Nuk duhet të rrihen njerëzit. I keni arrestuar fëmijët pa të drejtë fare, duke ecur rrugëve”, u shpreh protestuesi.









Komente
Komento