10 gjëra që çdo amvisë duhet të
ketë në shtëpi për festat e fundvitit

10 gjëra që çdo amvisë duhet të<br />ketë në shtëpi për festat e fundvitit
Të argëtosh njerëzit është e vështirë. Nëse keni planifikuar të organizoni drekën e Krishtlindjeve ose darkën e fundvitit në shtëpi, atëherë ja cilat janë 10 gjërat që nuk duhet të mungojnë absolutisht në banketin tuaj.
 
1. Pjata servirjeje të bukura
Ushqimet e servirura bukur, do t’i bëjnë të tuarit tuaj të ndihen të veçantë.
 
2. Ushqime të thata
Fruta të thata, patatina, kokoshka e të tjera ushqime të thata janë gjithnjë një zgjidhje e mirë për të hapur oreksin dhe për të pasuruar menunë tuaj të festive, por jo vetëm.
 
3. Kartvizita të bardha ku të shënoni emrat e të ftuarve në tavolinë
Nëse do të organizoni një gosti në shtëpinë tuaj, disa fletë të vogla të bardha, ku të shënoni emrat e të ftuarve do t’i bëjë ata të ndihen të rëndësishëm dhe më të mikpritur.
 
4. Disa lloje djathërash në tavolinë
Kush nuk e pëlqen djathin?! Eksperimentoni me disa lloje kombinimesh dhe shijesh, filloni të kërkoni për receta dhe do të dilni faqebardhë përpara miqve tuaj.
 
5. Çokollatë

Çokollata mund të hahet kurdoherë dhe duhet të jetë gjithnjë e pranishme në të tilla raste.
 
6. Qirinj
Drita e qiririt është shumë e rëndësishme gjatë argëtimit dhe krijon atmosferë shumë harmonike kur keni të ftuar.
 
7. Krijoni një listë këngësh

Krijoni një playlistë me këngë që t’ju sjellin në humor gjatë mbrëmjes tuaj festive.

8. Pije
Sigurohuni gjithnjë që të keni disa shishe verë, ujë, apo pije të tjera sipas preferencës tuaj.

9. Embëlsira
Duhet të keni gjithnjë ëmbëlsira në shtëpi. Mund t’i servirni ashtu ‘thatë’, ose të shoqëruara me çaj.

10. Dhurata të vogla
Duhet të keni gjithmonë dhurata të vogla të paketuara bukur. Në këtë mënyrë, do të jeni të përgatitur edhe nëse keni harruar ndonjë datë ditëlindjeje.
festa
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)