Hilë Curri, kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, është mes protestuesve që kundërshtojnë reformën territoriale. Ai thotë se nga 15 bashkitë që do të shkrihen, preken 300 mijë protestues.
“Një nga ato 15 kryetarët që preket nga reforma klienteliste e grupit që ka bërë hartën territoriale që s’ka lidhje me hartën e ekspertëve të BE. 300 mijë banorë preken nga ajo reformë. Si shpëtoi Konispoli, Delvina? Kjo është një reformë që Arbjan Maznikun do ta ndjekë historia! Çuni më i keq që ka njohur Tirana, do të marrë në qafë 300 mijë shqiptarë. Harta nuk i përshtatet komunitetit europian, nuk i afron shërbimet, shkatërron bashkitë që kanë histori, identitet, krahinë. Këta s’kanë shanse të na ndalojnë në rrugën e drejtë e të shenjtë që kemi. Jemi këtu derisa ata të parlamentit të mos votojnë. Ne do të rezistojmë!”, tha Curri.
Krah tij, ndodhej edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, si dhe deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi.
Lajmi kryesor:
Protesta kombëtare e PD mbledh 100 veta, udhëhiqen nga Sali Lushaj! Flamingot sulmojnë me vezë e flakadanë, policia hedh spray me piper










