10 gjëra që vajza juaj duhet të
dijë përpara moshës 10-vjeçare

10 gjëra që vajza juaj duhet të<br />dijë përpara moshës 10-vjeçare
1. Sa shumë e doni.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve tuaja dhe faktit se mund të bërtisni ndonjëherë, ajo duhet ta dijë që është qendra e university – gjithmonë.

2. Si të gatuajë.
Ajo duhet të jetë e aftë të përgatisë vakte të vogla si vezë e zier, makarona, tost, sanduiç etj. Liria për të eksperimentuar në këtë fushë do t’i bëjë më të afta për jetën.

3. Trupi do të ndryshojë, çfarë të presë.
Ajo duhet të dijë se bashkë me ndryshimet hormonale, do të ndryshojë edhe emocionalisht. Këshillohet që të blini libra të thjeshtuar, që do t’i shpjegojnë të gjithë fazën që do të kalojnë.

4. Dëmi i drogërave.
Fatkeqësisht, kudo që të jetoni, droga është kërcënim për fëmijët tuaj dhe fillon shumë herët në disa raste. Shpjegoja atyre me terma të thjeshtë se droga nuk duhet provuar kurrë. Sigurohuni që t’i shpjegoni se droga është e rrezikshme dhe e jashtëligjshme. Bëjani të ditur se do të ketë presione nga shoqëria por fëmija juaj duhet të jetë kategorik dhe të refuzojë, edhe nëse nuk do të duket shumë ‘cool’ përpara tyre.

5. Në këtë moshë, duhet të dinë disa fakte rreth jetës.
E dimë që është një bisedë e vështire për t’u bërë, por më mirë ta marin informacionin nga ju, sesa nga shokët në këndin e lodrave. Nuk është nevoja të tregoni detaje, por një bisedë e votgël rreth trupit dhe maturimit të organeve do të ndihmojë shumë.

6. Duhet të kuptojnë se ka njerëz të tjerë në botë, që mund të mos jenë aq fatlumë sa ata.
Fëmijët tuaj duhet ta kuptojnë rëndësinë e të ndihmuarit personat në nevojë. Dërgojini në një qendër kafshësh dhe lërini të kalojnë pak kohë duke bërë punë vullnetare, do të ndihen shumë mirë dhe do t’i bëhet zakon gjatë gjithë jetës së tyre.

7. Paratë nuk rriten në pemë.
Sado të varur mund të jeni ju pas pazarit dhe shpenzimit, bëjani të qartë vajzës tuaj se gjërat nuk janë falas. Mësojeni të menaxhojë paratë që i jepni, kështu do të krijojë disa zakone shumë të vlefshme për të ardhmen.

8. Pamja e jashtme është e rëndësishme.
Vajza juaj duhet ta dijë se kujdesi për veten dhe veshja e duhur sipas rastit është shumë e rëndësishme në jetë.

9. Njerëzit nuk do të jenë gjithnjë të sjellshëm.
Në këtë moshë fillon dhe ‘drama’ me shoqet dhe shokët në shkollë, apo edhe pëlqimet e vogla të moshës. Mësojeni të mos përfshihet në të tlla situata dhe të mos përgojojë vajzat e tjera, sepse në të ardhmen do të flasin edhe për të. Mësojini të ketë vetëbesim dhe të trajtojë njerëzit me respekt.

10. Jeta nuk është e lehtë.
Vogëlushja juaj do të përballet me sfida që mund t’i duke të liga ose të pamundura. Eshtë e rëndësishme që ajo të dijë se jeta ka ulje-ngritjet e saj dhe të përgatitet për t’i përballuar të dyja.

Këto 10 gjëra janë një bazë e mirë që vajza juaj t’i kalojë sa më lehtë vitet e vështira të para-adoleshencës dhe adoleshencës. të ndihmojmë fëmijët tanë të manovrojnë jetën është detyra jonë si prindër, edhe nëse nuk e kemi kuptuar mirë vetë ende.
vajza
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos